LAJMI I FUNDIT:

Kosova në pritje të agjencisë së antidopingut

Kosova në pritje të agjencisë së antidopingut

Sporti kosovar ka nevojë për një agjenci të antidopingut. Kreu i Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani, si iniciues i nismës për këtë agjenci shtetërore, që duhet të votohet edhe në Parlament, ka thënë se ajo do të vetëdijesonte sportistët të mos përdorin substanca të ndaluara, por njëkohësisht do t'i dënonte ata që përdorin, e që ai i quan mashtrues.

Ai thotë se një agjenci e tillë mund edhe të mos themelohet, ka shtete të vogla që nuk e kanë, por që do të ishte mirë, meqë rrjeti i kontrollit të sportistëve do të ishte shumë më i gjerë, e jo vetëm i atyre që marrin pjesë në gara ndërkombëtare, shkruan Koha Ditore.

Hasani thotë se kompetencat për themelimin e kësaj agjencie i ka Parlamenti i Kosovës, por me bllokimin e punës që është bërë aty, Kosova rrezikon të mos ketë këtë agjenci para nisjes së Lojërave Olimpik "Rio 2016". /Telegrafi/