Stina e dimrit do të jetë sfidë në aspektin e furnizimit me energji elektrike në Kosovë. Këtë e ka konfirmuar përmes një njoftimi edhe vetë KEDS-i, duke u bazuar në krizën e thellë energjetike në të cilën ka hyrë Evropa.
Zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala, tha se çmimet e rrymës në bursë janë rritur ndjeshëm, madje këto ditë është thyer edhe rekordi për çmim të lartë, nga 250 sa ishte kohë më parë, tani është në 735 euro megavati.
“Ne vetëm se kemi hyrë në krizë, qysh verës. E jo vetëm ne, por e tërë Evropa. E kjo na shpije padyshim deri në situata të paqarta në të ardhmen. Ne nuk e dimë se çfarë dimri do të vijë”, thotë Buzhala, për RTK.
“Ne jemi në verë dhe kemi aktualisht çmime pesëfish më të larta sesa vera e vitit të kaluar”, thotë Buzhala.
Përderisa Buzhala thotë se furnizimi me energji vazhdon pasi verës ka kapacitete të mira vendore që e mbulojnë pjesën më të madhe të konsumit, eksperti i energjisë, Bedri Dragusha thotë se qeveria duhet të marrë masa për stinën e dimrit.
Duke komentuar marrëveshjen me MCC-në për sektorin e energjisë së ripërtërishme, Dragusha thotë se çdo marrëveshje ose investim në këtë sektor është i domosdoshëm dhe i dobishëm, porse përfitimet do të jenë të më vonshme, sepse Kosova akoma nuk siguron furnizimin stabil me energji.
“Kosova ka burime të kufizuara të energjisë së ripërtërishme, për shembull nëse e marrim ujin pothuajse të gjitha burimet i kemi shteruar në kuptim të shfrytëzimit, erë ka në disa vende, por jo mjaftueshëm, diell ka, por çka do të bëjmë kur të vijë dimri dhe kërkesat për energji janë të mëdha”, thotë Bedri Dragusha, ekspert për energji.
Ndërkaq, Kosova e ka të vështirë sigurimin e energjisë nga tregjet e jashtme, pasi sipas zyrtarëve të KEDS-it, ajo është e bllokuar nga aktorët e mëdhenj.
Sipas tyre, KEDS kishte shpallur tender në bursat ndërkombëtare, por kishte plot raste kur nuk kishte marrë asnjë ofertë, ndërsa edhe ato që arriti t`i merrte, ishin me çmime astronomike.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Kurti takon në Davos ekonomistin nga Universiteti i Harvardit, ekonomia jonë u zgjerua dhe niveli i papunësisë u zvogëlua
Kosova hap mundësi të reja eksporti, nënshkruan marrëveshje me EFTA-n
Kosova hap mundësi të reja eksporti, nënshkruan marrëveshje me EFTA-n
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Albed hap showroom-in e dytë në Zvicër, duke forcuar bashkëpunimin mes bizneseve shqiptare
Transformoni jetën tuaj në 2025: Filloni udhetimin e shërimit në Rezonanca 3
Dimri nuk ka qenë kurrë më i këndshëm - rezervoni 28 Janarin për kinema!
Trump njoftoi tarifat e BE-së dhe Kinës - kështu kanë reaguar bursat
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Nuk ndalen ofendimet brenda BBVA: 'Komplet familjen atij' – Jozi shan rëndë Gjestin
Kualifikohen 18 skuadra, Man City rrezikon seriozisht eliminimin - situata para ndeshjeve të fundit
Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë
Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump zbulon se është mbështetës i gjigantit të Ligës Premier
Rikthehet gjakmarrja në Dragoç, familja e autorit të vrasjes ka mbetur e ngujuar