Kosova radhitet në mesin e vendeve me shkallën më të lartë të vaksinimit. Sipas të dhënave zyrtare, rreth 95 për qind e fëmijëve janë të vaksinuar, gjë që dëshmon se imunizimi konsiderohet si pikë e ndritshme e shëndetësisë kosovare.
Problem mbetet vaksinimi i fëmijëve të komunitetit rom, ashkali e egjiptas.
Besa Baftiu, kryetare e Komisionit Parlamentar për Shëndetësi Punë dhe Mirësie Sociale, tha se përqindjen e fëmijëve që mbetet e pa vaksinuar, 3 deri në 5 për qind, e përben ky komunitet.
“Prandaj në këtë drejtim duhet punuar më shumë, dukë filluar ndoshta edhe prej repartit ku edhe punoj unë si neonatologe, ku në shumë raste ne ballafaqohemi në punën e përditësime kur nënat hezitojnë t’ua japin vaksinën foshnjave, kur dihet se menjëherë mbas lindjes nuk e marrin morbillin por e marrin vaksinën BCZH apo vaksinën kundër tuberkulozit dhe kundër Hepatit B”, tha ajo, raporton RTK.
Muhamed Arifi nga Organizata “Ballkan Sun Flowers”, tha se nga viti 2017, kur një person humbi jetën nga fruthi si pasojë e mos vaksinimit, kjo organizatë ka ndërmarrë aktivitete të shumta përfshirë edhe shkuarjen derë më derë për t’i vaksinuar fëmijët e komunitetit RAE në Fushë Kosovë.
“Kryetari i komunës me iniciativën tonë, ka nënshkruar një urdhëresë që secili person i cili merr ndihmë sociale duhet të marrë një vërtetim nga Qendra e Mjekësisë Familjare se fëmija është vaksinuar, pastaj ai mund të marrë ndihmë sociale. Kjo ka ndihmuar shumë në Komunën e Fushë Kosovës, sepse vaksinimi është rritur 93 %”, thotë ai.
Sipas Besa Baftiut, kryetare e Komisionit Parlamentar për Shëndetësi, falë vaksinimit të rregullt viteve të fundit nuk është regjistruar asnjë rast me sëmundjen e fruthit.
Mjekët thonë se vaksinimi është një nga metodat më të suksesshme në parandalimin e sëmundjeve infektive, e në këtë rast edhe të morbillit apo fruthit siç njihet në popull.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Fermerët alarmojnë për vjedhje të bagëtive, policia po i heton rastet

Abdixhiku, Hamzës e Haradinajt: I takon Kurtit ta nis procesin, kot takohemi, kot flasim

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës