Në fjalimin e tij të parë pas kthimit nga Nju Jorku, presidenti serb Aleksandar Vuçiq theksoi se është duke u zbatuar teoria e konspiracionit për fajin serb se pse Kosova nuk do të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës me shumicë absolute dhe se ai e di se Serbia do të humbë në votimin për rezolutën për Srebrenicën në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, por se, sipas tij, reputacioni i Serbisë megjithatë është mbrojtur.
Media serbe “Danas” ka transmetuar reagimet mediave rajonale për fjalimin e Vuçiqit.
“Aleksandar Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen: “Do të miratohet rezoluta për gjenocidin në Srebrenicë”, është titulli i portalit Radio Sarajeva.
“Ishte një konferencë shtypi tërësisht e tipit Vuçiq, pati dramë (të gjithë janë kundër nesh), një tragjedi që në fakt është fitore, standard i mirë jetese e të ngjashme”, shkruan Radio Sarajeva.
Pas gjithë kësaj qëndrojnë fuqi më të mëdha dhe lojtarë më të mëdhenj, është ankuar presidenti i Serbisë, shton ky portal.
“Ai përfundoi me një përrallë, e cila përdoret shpesh nga politikanët në Ballkan, dhe shkon se si vetëm në vendin e tij është super, më së miri, njerëzit udhëtojnë dhe kënaqen dhe janë të lumtur…”, thuhet në tekstin e Radio Sarajevës, transmeton Telegrafi.
Portali kroat Dnevno përcjell deklaratën e Vuçiqit se Serbia e kundërshtoi rezolutën e propozuar për gjenocidin në Srebrenicë dhe pranimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, “që do të rezultojë me një betejë sfiduese”.
Pothuajse dhjetë vjet më parë, në vitin 2015, kujton ky portal, Rusia bllokoi miratimin e një rezolute që dënonte gjenocidin në Srebrenicë, e cila u propozua nga Britania e Madhe dhe u mbështet nga SHBA dhe vendet e Bashkimit Evropian, transmeton Telegrafi.
Sipas këtij portali, Vuçiq ka thënë se në Nju Jork ka luftuar për “nderin dhe fytyrën e Serbisë”, ndërsa këtë vendim për rezolutën e ka vlerësuar si luftën “Davidit dhe Golitit”.
“Ai shtoi gjithashtu se miratimi i rezolutës për gjenocidin në Srebrenicë shërben për të kërkuar dëmshpërblime lufte nga Serbia”, shkruan Dnevno.
“Vuçiq: Nuk do të poshtërohemi në OKB”, titullohet shkrimi i portalit boshnjak Big.
“Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në adresim opinionit në ndërtesën e Sekretariatit të Përgjithshëm të Presidentit të Republikës së Serbisë, ka paralajmëruar betejat e ardhshme diplomatike”, transmeton ky portal RT Balkan.
Index-i kroat dhe Jutarnji list raportojnë transmetojnë shkrimin e agjencisë Hina.
Index transmeton deklaratën e Vuçiqit se “Kutia e Pandorës do të hapet, nga Jasenovaci e tutje”.
“Serbia e kundërshton rezolutën, duke vlerësuar se faji kolektiv po i imponohet popullit serb, kurse në OKB para së gjithash llogarit në mbështetjen e Rusisë dhe Kinës, si dhe të vendeve mike të Afrikës dhe Amerikës së Jugut. Në vitin 2015, në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, Rusia bllokoi miratimin e rezolutës për dënimin e gjenocidit në Srebrenicë, e cila u propozua nga Britania e Madhe dhe u mbështet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vendet e Bashkimit Evropian”, transmeton Index.hr tekstin e Hina.
Jutarnji list raporton se më shumë se 50 vetë u dënuan me më shumë se 700 vjet burg për gjenocidin dhe krimet në Srebrenicë përpara gjykatave ndërkombëtare dhe të BeH.
“Vuçiq tha në një konferencë për shtyp në Beograd se gjatë qëndrimit të tij në selinë e OKB-së në Nju Jork, ai u takua me 22 presidentë dhe kryeministra, me gjashtë zyrtarë të OKB-së dhe me përfaqësues të gjithsej 111 vendeve anëtare të OKB-së, për të parandaluar miratimi i rezolutës për gjenocidin në Srebrenicë”, transmeton Jutarnji list. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Deanoski: Javën e ardhshme do të protestojnë punëtorët nga gjashtë ministri dhe nga Enti Shtetëror i Statistikave
Finance Think: Masat për kufizimin e çmimeve të ushqimeve në RMV duhet të përdoren vetëm në rastet e inflacionit veçanërisht të lartë
Kurti takohet me zyrtarin amerikan, Richard Verma – bisedojnë për marrëdhëniet bilaterale ndërmjet dy vendeve
Detaje se si vdiq 36-vjeçari në QKMF-në në Podujevë
Çka është dialogu strategjik për të cilin angazhohet SHBA-ja?
Telefonata e vajzës që alarmoi Tiranën, zbulohet çfarë gjeti policia në apartamentin në Astir
Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së
Kush u intervistua në zyrën e kryeministrit, Haxhiu: Insistoni për përgjigje tek Blerim Isufaj
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025