Ministri i brendshëm i Kosovës, Skënder Hyseni, i tha Radios Evropa e Lirë se Kosova ka ndërmarrë të gjitha veprimet për të “mos lejuar sulme të mundshme terroriste në vend”.
Deklarimet e ministrit Hyseni vijnë pas një varg sulmesh në disa shtete të Evropës, ku u vranë dhe u plagosën një numër njerëzish, në sulme që u cilësuan terroriste nga grupe ose individë të lidhur me grupin ekstremist IS.
Ministri i brendshëm tha se nuk ka informacione për përgatitje të sulmeve brenda territorit të Kosovës, megjithëse nuk e përjashtoi rrezikun e mundshëm.
Të martën, Policia e Kosovës tha se ka arrestuar në Pejë, në perëndim të Kosovës, dy persona të dyshuar për propagandë për grupet terroriste. Prokuroria e Kosovës, ndërkaq, ngriti padi në fillim javë ndaj një shtetasi iranian që po financonte grupet terroriste.
“Nuk kemi asnjë indikacion konkret që Kosova rrezikohet dhe nuk ka informacione të verifikuara. Në ndërkohë, ne jemi të kujdesshëm dhe jemi duke i marrë të gjitha masat që të mos zihemi në befasi”, tha ministri Hyseni.
Kërcënimet me sulme të mundshme terroriste kanë përfshirë pothuajse gjithë shtetet e Evropës, pa e përjashtuar edhe Kosovën.
Autoritetet në vend thonë se grupe të vogla, të margjinalizuara, kanë provuar të përhapin ide të urrejtjes fetare dhe të nxisin pjesëmarrjen e të rinjve nga Kosova në luftërat e huaja.
Ato thanë se Kosova nuk është e përjashtuar nga rreziku i sulmeve të mundshme terroriste.
Kryetari i Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë Kosovare për Inteligjencë, në Kuvendin e Kosovës, Haxhi Shala tha për Radion Evropa e Lirë tha se rreziku nuk përjashtohet për faktin se përkrah organizatave të shpallura terroriste kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë një numër i shqiptarëve nga Kosova.
“Agjencia për inteligjencë është duke punuar që në Kosovë të mos kemi këso lloj të sulmeve siç po ndodhin në Evropë. Të gjithë personat të cilët janë të përfshirë në konfliktin e Sirisë përgjohen. Përgjohen edhe lidhjet e tyre familjare në Kosovë. Por, përgjohen edhe lëvizjet e atij rrethi”, tha Shala.
Por, për Skënder Perteshin, njohësin e çështjeve të sigurisë nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë, sulmet e fundit në Turqi dhe Francë e kanë pamundësuar të kuptohet se cilat janë mënyrat e planifikimit të sulmeve nga grupet terroriste.
“Nuk janë më vetëm aeroportet vendet më të frekuentuara që sulmohen, po tash po sulmohen edhe njerëzit në rrugë kudo. Mirëpo, ne si vend kemi qenë vigjilent; si institucionet, si qytetarët për t’u ballafaquar me këtë fenomen”, tha Perteshi.
Perteshi thotë se pengesa më e madhe e përballjes së Kosovës me fenomenin e ekstremizmit të dhunshëm është mos anëtarësimi i saj në organizatat dhe mekanizmat ndërkombëtare të sigurisë. Kjo sepse shkëmbimi i informatave do të mundësonte edhe parandalimin e sulmeve.
“Po ashtu, edhe për shkak të statusit politik, ne nuk jemi pjesë e Interpolit dhe Europolit, ku koordinohen dhe komunikohen dhe shkëmbehen informacionet inteligjente që ndërlidhen jo vetëm me terrorizmin.”
“Megjithatë nëse ka një koordinim të mirë dhe qarkullim të informacioneve, besim të ndërsjellë [qytetar-polici] atëherë mund edhe të pengohet eventualisht ndonjë sulm potencial”, tha Perteshi.
Që nga viti 2012, rreth 300 shqiptarë të Kosovës i janë bashkuar organizatave të shpallura ndërkombëtarisht si terroriste në Siri dhe Irak. Aktualisht vlerësohet se në konfliktet e huaja po marrin pjesë 70 shqiptarë nga Kosova, ndërkaq rreth 50 syresh thuhet të jenë vrarë.
Qeveria në Prishtinë tha se në të paktën një vit të fundit nuk ka pasur lëvizje të qytetarëve të Kosovës drejt Sirisë dhe Irakut, që prej futjes në fuqi të një ligji që sanksionon pjesëmarrjen e shtetasve të Kosovës në luftërat e huaja. /rel/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Rohde ndjek me vëmendje zgjedhjet e Gjermanisë: Natë e gjatë e intensive sonte

Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Nënshkruhen dy marrëveshje Shqipëri-Emiratet e Bashkuara

FSK në vendin e 141-të, publikohet indeksi i fuqive ushtarake në botë

Temperaturat shënojnë rritje - ja si do të jetë moti gjatë javës së ardhshme

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë