Në mesnatë u nisa nga Kosova, në një udhëtim prej gjashtë orëve, për të ligjëruar te një klient në Holandë. Pjesa e fundit e rrugëtimit tim u bë me tren.
Vajti ora nëntë e mëngjesit. E telefonova familjen për t’i njoftuar se fluturimi kishte shkuar mirë dhe se shumë shpejt do të arrij në destinacion. Me pyetën për këtë vend piktoresk. Me humor u përgjigja se, nga frika se mos po e ngatërroj destinacionin, më janë skuqur sytë duke e ngulitur shikimin në ekranin e njoftimeve, në kërkim të stacionit ku duhej të zbrisja – për në qytetin Sint Michielsgestel.
Për herë të parë e vizitova Holandën. Pas kufizimeve të imponuara nga pandemia e koronavirusit, u bë e mundur që trajnimet të mbahen me prani fizike. Kur arrita në stacionin e fundit, m’u kujtua udhëtimi me tren i vitit 1999, nga Kosova për në Maqedoninë e Veriut. Kisha ndjenja të përziera, por isha i lumtur se këtë herë po e përdori këtë mjet udhëtimi për t’i përmbushur ëndrrat e mia.
Në këtë shkrim dua të rrëfejë për mundësitë që sot na ofrohen dhe se si po i shfrytëzojmë ne ato. Duke e ndarë me ju këtë përvojë, shpresoj që ky rrëfim të jetë frymëzues për ju, së paku për të menduar më pozitivisht për vendin tonë.
Pasi u vendosa në hotel, i kisha edhe dy orë për ta filluar ligjëratën hyrëse në qendrën e trajnimit. Mes studentëve të përkatësive të ndryshme, unë, një shqiptar nga Kosova, u mbaja atyre ligjëratë për Standardet Ndërkombëtare ISO; ua mësoja praktikat me të mira të menaxhimit të cilat duhet t’i zbatojnë në vendin e tyre të punës. Meqë tema ishe nga sfera ku jam kompetent – gjithashtu i certifikuar në nivel ndërkombëtar nga PECB – doli që, falë angazhimit të përbashkët, të gjithë studentët e kaluan provimin. Të vetmen gjë që nuk arrita ta shpjegoj ishte se pse disa nga shtetet e EU-së ende nuk e njohin Kosovën. Por, jam i sigurt se paraqitja ime ndikoi që ata ta kenë një pasqyrë më të qartë për vlerat e vërteta të vendit tonë – përfshirë etikën dhe profesionalizmin.
Për këtë mundësi kam punuar dhe jam përgatitur me vite të tëra. Pa nda. Sepse ky ishte qëllimi im në karrierë. Ndërkaq, guximi m’u shtua duke i ndjekur veprimet e sipërmarrësve të Kosovës, të cilët u shndërruan në frymëzim për mua. Përkushtimi im jo vetëm që u shpagua por – një ditë para se të kthehem në Kosovë – kisha nderin të ftohesha si mysafir folës në ligjëratën e një trajner tjetër, para dhjetëra studentëve që nuk i kisha në klasën time. Si përfundim, jam i lumtur, meqë emri im është në listën e trajnerëve të rregullt te disa nga kompanitë më të mëdha botërore që ofrojnë trajnimeve për standardet e ndryshme ISO. Për këtë dua të falënderoj disa individë.
Besoj se ditëve të fundit jeni njoftuar për disa arritje të kompanive ndërkombëtare, siç është kompania TIVE. Por, njoh edhe shumë kompani tjera ku po ashtu themelues janë shqiptarët nga Kosova, siç është 3CIS, GJIRAFA, SOLABORATE … që kanë pasë ndikim të madh në zhvillimin e tregut, në nxitjen dhe në frymëzimin e sipërmarrësve të rinj. Nga shumë prej këtyre kompanive, unë në një mënyrë kam përfituar. Një nga to është kompania PECB që më ndihmoi të jem pjesë e rrjetit të tyre global. Kjo tregon se vendi ynë ka njerëz të duhur e punëtorë që kanë trasuar rrugën për secilin nga ne – që të zhvillohemi përkrah tyre, si individë apo si biznese. T’i shfrytëzojmë këta vendas vizionarë, të cilët rrugën drejt suksesit na e bënë më të lehtë dhe na inspiruan të kemi vizion, guxim e motiv për karrierë.
Ky duhet të jetë synim për të gjithë qytetaret tanë; sidomos për të rinjtë që pa ndonjë ide apo plan për jetën, mësyjnë rrugën e kurbetit. Sepse, me punë e përkushtim, edhe Kosova është vend që ofron perspektiva të mira për të ardhmen.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

'Objektivi më i afërt': Pse Donald Trump është kaq i fokusuar në Kanadanë?

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës