Por, IOC-i nuk përjashton mundësinë që raste të tilla të paraqiten në të ardhmen.

Në fakt ishte Samiti Olimpik, që përbëhet nga drejtuesit më të lartë sportivë në botë, që të shtunën mori vendimin që në ngjarje sportive të kenë qasje sportistët e të gjitha vendeve dhe që tretmani ndaj të gjithëve të jetë i barabartë, shkruan kohaditore.


Sportistët kosovarë në disa raste nuk janë trajtuar njëjtë në ngjarje sportive të organizuara në vende që nuk e kanë njohur Kosovën. Ka pasur raste kur sportistët e Kosovës nuk janë lejuar të hyjnë në vende të caktuara, por edhe raste kur nuk janë trajtuar si të barabartë me sportistët e vendeve të tjera.

Për shembull, së fundi hendbollistet e Prishtinës nuk u lejuan të futen në Ukrainë, ndonëse përgjegjësia për këtë u raportua të jetë edhe e drejtuesve të kësaj skuadre. Më herët pingpongistëve nuk iu lejua shfaqja e flamurit në evropianin e mbajtur në Rusi.
 

telegrafi sport app