Kosova rrezikon ta humbë rekordmenin botëror, Agim Agushi. Nëse presidentja Atifete Jahjaga nuk ia rezervon ndërtesën “Burk Khalifa”, zhongleri kosovar paralajmëron se do të jetë i detyruar ta zgjedhë një vend tjetër për ta përfaqësuar
Agim Agushi po përballet me probleme të cilat as që kishte menduar se do t’i shfaqeshin. Rekordmeni kosovar i zhonglimit të topit me kokë, nuk po mund ta thyejë një tjetër rekord botëror, për shkak të neglizhencës së Presidencës së Kosovës.
Atij i nevojitet një rezervim nga ana e presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga, në ndërtesën më të lartë në botë, Burk Khalifa në Dubai, në mënyrë që të futet prapë në librin “Guinness” duke zhongluar në të, por ai nuk ka marrë kurrfarë përgjigje nga Presidenca, edhe pse i ishte premtuar një gjë të tillë, shkruan Zëri.
“Mua më kanë thënë në Kosovë dhe në Dubai se presidentja mund të ma rezervojë ndërtesën më të lartë në botë për ta thyer një rekord të ri duke u ngjitur dhe duke zbritur shkallëve të asaj ndërtese. Ka katër muaj që kam kërkuar një takim me presidenten përmes këshilltarit të saj Arbër Vllahiu”, thotë Agushi për “Zërin”.
“Ai është zotuar se do të ma mundësojë një takim dhe se presidentja është njoftuar për rastin tim. Edhe një zyrtare e protokollit është në dijeni. Por, ka kaluar shumë kohë dhe nuk kam marrë përgjigje prej tyre”, ankohet ai.
Kjo neglizhencë mund ta detyrojë Agushin që ta thyejë këtë rekord duke e përfaqësuar një vend tjetër, pasi nuk ka zgjidhje tjetër. Ai do të presë edhe pak dhe më pas ta bëjë krenar një tjetër shtet.
“Mua nuk më ka mbetur tjetër veçse të kërkoj rrugë tjetër. Do të provoj me autoritetet gjermane apo kroate, ose të ndonjë shteti tjetër. Nëse nuk mund të kryej punë brenda këtij viti, atëherë në vitin tjetër do ta kryej, pavarësisht nëpërmjet cilit shtet, në përjashtim veç të Serbisë”, përfundoi ai.
Edhe “Zëri” e ka pyetur përmes e-mailit zëdhënësin Arbër Vllahiu rreth kësaj çështjeje, duke pritur më shumë se një javë, por ai nuk ka kthyer përgjigje. Fatkeqësisht, Kosova mund ta humbë një rekordmen botëror, shkaku i injorimit të tij, përcjell Zëri.
Agushi pritet ta thyejë një tjetër rekord botëror në muajin nëntor në Gjermani. Ai deri tash ka thyer rekorde të ndryshme botërore, duke u futur edhe në librin “Guinness”, me zhonglimin e tij me kokë, me orë të tëra, në ndërtesa të ndryshme, në vetura në lëvizje, duke ecur, i ulur etj.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe

Real Madridi po përgatit një ofertë të madhe për transferimin e yllit të PSG-së

Mbyllet dueli i tetë golave: Atletico Madridi tronditi Barcelonën në sekondat e fundit

Benzema zbulon misionin që i vendosi vetes pas kalimit tronditës të Ronaldos tek Juventusi

Gareth Bale parashikon fituesin e Topit të Artë të vitit 2025 - përjashton Salahun

Përditësohen shanset e garuesve për Topin e Artëv - Salah është favorit absolut

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Zbulohet identiteti i gruas së dytë të Feros - ka një ngjashmëri të madhe me Arbenitën

Videoja e cila po shpërndahet me të madhe, Egli Tako pranon se po merr antidepresantë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4

Real Madridi po përgatit një ofertë të madhe për transferimin e yllit të PSG-së

E dashura e re e yllit të Real Madridit, dikur pjesë e faqeve 'online' për eskorta? Jude Bellingham në qendër të vëmendjes për lidhjen e tij të re

Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe