Federata e Ping-pongut të Kosovës përmes një njoftimi kanë bërë më dije se Kosovën në këtë Kampionat do ta përfaqësojnë Iliriana Haliti, Era Janjeva, Trina Mziu, Jon Shala, Blendon Luta, Ylli Dragidella dhe Orhan Kurteshi, ndërsa trajnerë do të jenë Besart dhe Besire Domaniku, kurse, gjyqtar do të jetë Idriz Prestreshi.

Kampionati Ballkanik do te organizohet në të gjitha disiplinat, në garat ekipore, individuale, çifte meshkujsh, çifte femrash dhe në çifte te përziera, ndërsa pjesëmarrëse janë: Turqia, Bullgaria, Rumania, Serbia, Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi, Shqipëria, Maqedonia dhe Kosova.


Përveç garave sportive më 23 tetor do të mbahet edhe Kongresi i 52 jubilar i këtij Unioni në të cilën do te shpërblehen figurat e njohura sportive në këtë treve, ndërsa njëhërit do te përzgjidhet edhe organizatori i garës së ardhshme.

Kosovën në këtë Kongres e përfaqësojnë kryetari dhe sekretari i Federatës se Pingpongut te Kosovës Nehat Çitaku dhe Fadil Luta.
 

telegrafi sport app