Kombëtarja e Suedisë është kundërshtari i parë i Kosovës për vitin 2020.

Dardanët do të përballen me kundërshtarët skandinav në një takim miqësor në Doha të Katarit.


Trajneri Bernard Challandes ka grumbulluar 25 futbollistë, ku 12 prej tyre janë nga Superliga e Kosovës.

E në këtë takim pritet të ketë shumë ndryshime në formacionin bazë të Kosovës.

Telegrafi merr vesh se sot do të aktivizohen të gjithë futbollistët e grumbulluar nga Challandes.

Në portë pritet të jetë Visar Bekaj, ndërsa Florian Smakiqi pret rastin të inkuadrohet në pjesën e dytë.

bekaj 1

Mbrojtja do të jetë me katër futbollist, me Armend Thaqin në të djathtë dhe Lirim Kastratin në të majtë derisa në qendër janë dyshja Leotrim Bekteshi – Fidan Aliti.

E në mesfushë pritet të jetë kapiteni Herolind Shala së bashku me Anel Rashkajn dhe Ylldren Ibrahimajn.

393fddc0 22c6 46d7 a71c 9a6f47547b64

Ndërkohë faza e sulmit vije komplet nga elita e futbollit norvegjez me Zymer Bytyqin dhe Flamur Kastratin si anësorë ndërsa Elbasan Rashanin si qendër sulmues.

3df23e9f 00b6 4be1 9d6e a8a6c54221c6 1

Gjithsesi hapësira do të ketë për gjithë futbollistët e grumbulluar dhe Challandes dëshiron t’i shoh të gjithë të grumbulluarit në fushë.

Formacioni i Kosovës: Bekaj, Thaqi, Bekteshi, Aliti, Kastrati, Rashkaj, Shala, Ibrahimaj, Bytyqi, Rashani, Kastrati. /Telegrafi/

telegrafi sport app