LAJMI I FUNDIT:

Kosova lë pas SHBA-në dhe Kinën me medalje për kokë banori

Kosova lë pas SHBA-në dhe Kinën me medalje për kokë banori

SHBA-ja dhe Kina mund të jenë forcë dominuese sa i përket medaljeve olimpike, por këto dy shtete nuk mund të krenohen sa i përket medaljeve që kanë fituar në krahasim me popullsinë që kanë.

Kosova, Zelanda e Re, Mongolia dhe Australia janë forcë dominuese kur medaljet e fituara maten për kah numri i banorëve, shkruan medalspercapita.com.

Kosova është në krye të listës në saje të Majlinda Kelmendit, e cila fitoi medaljen e artë olimpike në kategorinë 52 kilogram në xhudo.


Kosova ka vetëm 1.8 milion banorë, përkatësisht i bie një medalje për kaq banorë sa ka shteti ynë, transmeton Telegrafi.

Sllovenia me një medalje renditet e dyta, ndërsa Zelanda e Re me dy medalje zë vendin tretë.

Australia është e gjashta në tabelë me tetë medalje. Kjo do të thotë se ky shtet ka fituar një medalje për çdo 2,972,646 australianë.

SHBA-ja dhe Kina janë në fund të kësaj liste. Amerika ka 324 milionë banorë dhe kjo do të thotë se amerikanët kanë një medalje për çdo 15,305,658 amerikanë.

Kina numëron 1.3 miliard banorë, përkatësisht ka një medalje për çdo 91,414,666 njerëz. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

La Liga
Kërkohen nga shumë klube evropiane - por Real Madridi i ka në dorë dy talentët e mëdhenj

Kërkohen nga shumë klube evropiane - por Real Madridi i ka në dorë dy talentët e mëdhenj

La Liga
Jose Mourinho flet për gjyqtarin slloven që e drejtoi ndeshjen Galatasaray-Fenerbahce

Jose Mourinho flet për gjyqtarin slloven që e drejtoi ndeshjen Galatasaray-Fenerbahce

Ligat tjera
Buffon jep mendim për derbin Napoli- Inter, ndërsa befason se kë do të donte ta shihte kampion

Buffon jep mendim për derbin Napoli- Inter, ndërsa befason se kë do të donte ta shihte kampion

Serie A
Presidenti i UEFA-s, Aleksandar Ceferin flet për organizimin e përbashkët nga Shqipëria dhe Serbia

Presidenti i UEFA-s, Aleksandar Ceferin flet për organizimin e përbashkët nga Shqipëria dhe Serbia

Sport
Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Ligue 1
Kalo në kategori