Të dielën u bënë 17 vjet kur në Kosovë zbarkuan trupat e para të këmbësorisë së NATO-s dhe nisi largimi i forcave serbe.
Shtatëmbëdhjetë vjet me parë nisi hapja e një kapitulli të ri për popullin e Kosovës, një epokë e zhvillimit, përparimit dhe dinjitetit e barazisë qytetare, pa dalim, kanë deklaruar udhëheqës të shtetit.
Që atëherë, 12 Qershori kujtohet si Dita e Lirisë së Kosovës.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në një deklaratë të tij të postuar në rrjetin social Facebook, ka thënë se “kjo ditë shënoi fundin e spastrimit etnik dhe të krimeve të Serbisë në Kosovë.
Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka deklaruar se lëvizja gjithë popullore paqësore, lufta heroike çlirimtare dhe ndërhyrja ushtarake e miqve euro-atlantikë, rezultoi me çlirimin e Kosovës dhe nisjen e epokës së krijimit të shtetit.
Një nga sfidat më të mëdha në Kosovën e pasluftës mbetet veriu i saj. Atje, strukturat paralele serbe, që mbështeten edhe nga Beogradi, nuk kanë lejuar shtrirjen komplet të autoritetit të institucioneve të shtetit të Kosovës.
Drejtuesit e institucioneve të Kosovës dhe liderët politikë, nuk duhet të jenë të kënaqur me të arriturat e pakta, vlerësojnë analistët politikë në Kosovë.
Analisti politik, Imer Mushkolaj, thotë se udhëheqësit e institucioneve të Kosovës, duhet të bëjnë më shumë sidomos në zhvillimin e vendit, në aspektin ekonomik.
“Institucionet, liderët politikë nuk kanë arritur që të ndërtojnë një shtet funksional, i cili konsideroj se është dashur shumë më herët që të arrijë në një nivel të funksionimit të mirëfilltë. Dhe, në anën tjetër, ballafaqohemi edhe me problemet, të cilat prapë për 17 vjet do të duhej të ishin zgjidhur, sidomos kur bëhet fjalë për nivelin e korrupsionit, nivelin e krimit të organizuar, por edhe përmirësimet në fushat e tjera të rëndësishme “, thotë Mushkolaj.
Në anën tjetër, ekspertët e çështjeve të sigurisë, konsiderojnë se trupat e NATO-s kanë arritur që të përmbushin qëllimin kryesor: vendosjen e rendit dhe ligjit, përkatësisht stabilitetin në Kosovë dhe rajon.
Pas fushatës ajrore prej 78 ditësh, para 17 vjetësh, trupat e NATO-s zbarkuan në Kosovë. Ndërhyrja u pasua edhe me nënshkrimin e Marrëveshjes së Kumanovës, me të cilën iu dha fund luftës në Kosovë. Me Kushtetutë, kjo ditë njihet si Dita e Paqes apo Dita e Çlirimit të Kosovës.
Aleanca më e madhe ushtarake në botë ka riafirmuar se KFOR-i do të mbetet në Kosovë në bazë të Rezolutës 12 44 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, derisa ky mekanizëm nuk vendos ndryshe.
Në momente të caktuara, NATO kishte dërguar deri në 50 mijë ushtarë të saj në Kosovë, ndërsa sot, 17 vjet pas çlirimit, në Kosovë operojnë pothuajse 4600 ushtarë. /REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë
KFOR-i nuk e pohon as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi
Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, po e voziste një fëmijë 11-vjeçar
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Hovenier: Sistemi i drejtësisë në Kosovë ende me dënime të buta
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje