LAJMI I FUNDIT:

Kosova kërkon Interpolin, Serbia vazhdon të lobojë kundër

Kosova kërkon Interpolin, Serbia vazhdon të lobojë kundër

Me 22 nëntor jepet vendimi për Kosovën, Serbia vazhdon të lobojë kundër saj.

Njëra ndër betejat e radhës për Kosovën është ajo në Dubai për të marrë pjesë në e asamblenë e përgjithshme të Interpolit.

Kosova ka aplikuar për vendin anëtar të kësaj organizate. Por siguri që vendimi të jetë pozitiv kësaj radhe nuk ka.


Anëtari i komisionit për siguri, Daut Haradinaj, thotë se ende ka punë në këtë drejtim.

Në anën tjetër, Haxhi Shala konsideron se Serbia prapë ka punuar që të bllokojë  këtë çështje.

E  frika se ndonjë skandal shtetëror mund të ndikojë në Interpol, sipas Shalës nuk ka nevojë të ndjehet.

Për Interpolin siguri nuk ka as vetë kryeministri, Ramush Haradinaj, Shefi i Qeverisë thotë se kjo temë nuk  i përket atij.

E në MPJ thonë se anëtarësimi i Kosovës në Interpol s’ka të bëjë fare me politikën.

“Anëtarësimi në Interpol është vetëm çështje e sigurisë, luftës kundër terrorizmit dhe krimit të organizuar ndërkombëtar. Bota është e angazhuar sot në luftimin e këtyre dukurive negative dhe anëtarësimi i Kosovës aty i kontribuon vetëm paqes dhe sigurisë”, raporton t7.

Në anën tjetër Serbia ka vazhduar tentativat për pengimin e anëtarësimit të Kosovës në Interpol.

Gazeta Serbe “Danas” shkruan se Beogradi në dy javët e ardhshme do të shtojë aktivitetin diplomatik, për të penguar anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL.

Interpoli është mekanizmi më i madh policor në botë.

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Kalo në kategori