LAJMI I FUNDIT:

Kosova ka përgatitur planin aksional për lehtësimin e tregtisë

Kosova ka përgatitur planin aksional për lehtësimin e tregtisë

Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, po merr pjesë në konferencën e organizuar në Vjenë, nga Banka Botërore, ku po diskutohet për Planin e Përbashkët Aksional për Ballkanin Perëndimor sa i përket Integrimit Tregtar dhe Transportit.

Zbatimi i këtij plani ka për qëllim të përmirësojë ambientin e të bërit biznes dhe lehtësimin e tregtisë duke siguruar qarkullim të shpejt, të lirë dhe të sigurtë të mallrave dhe njerëzve, të cilat janë parime bazë të Bashkimit Evropian.

Sipas një komunikate të Ministrisë së Tregtisë, ministrja Bajrami tha se Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, si koordinatore e Komitetit Nacional për Lehtësimin e Tregtisë në Republikën e Kosovës, është në rrugë të mirë që t’i përmbushë obligimet e saja, që dalin edhe si pjesë e zotimeve si vend anëtare e CEFTA-s.


Ajo tha se negociatat sa i përket Protokollit të 5-të për lehtësimin e tregtisë në kuadër të CEFTA-s janë përmbyllur me sukses, ku bazë e këtij protokolli është Marrëveshja për Lehtësimin e Tregtisë (Trade Facilitation Agreement) e inicuar nga Organizata Botërore e Tregtisë (OBT), që është në proces të ratifikimit nga vendet anëtare të OBT-së.

“Edhe pse Kosova dhe disa vende të CEFTA-s nuk janë anëtare të Organizatës Botërore të Tregtisë, ne jemi zotuar të marrim përgjegjësinë që t’i implementojmë masat e parapara në këtë marrëveshjeje, të cilat janë pjesë e Protokollit të 5-të në kuadër të CEFTA-s, tha ministrja.

Ministrja Bajrami shtoi se Kosova e ka përgatitur planin aksional për lehtësimin e tregtisë dhe se aktualisht po punohet në përgatitjen e nënshkrimit të Memorandumit të Bashkëpunimit në mes të agjencive kufitare të Republikës së Kosovës, gjë e cila do të rrisë bashkëpunimin në mes këtyre agjencive.

“Kjo do të kontribuojë në përmirësimin e shërbimeve për bizneset, do të shkurtojë procedurat dhe kohën e shërbimeve, si dhe do të rrisë nivelin e transparencës. Të gjitha këto veprime do të ndikojnë në rritjen e shkëmbimeve tregtare dhe eliminimin e barrierave, në njërën anë, si dhe në rritjen e atraktivitetit të Kosovës si destinacion i përshtatshëm për investime të huaja direkte, në anën tjetër”, thuhet në komunikatë.

Bajrami tha po ashtu se ne ballafaqohemi me barriera të shpeshta tregtare, dhe se duhet pasur vullnet politik që masat për lehtësimin e tregtisë të zbatohen.

Përgatitja e këtij Plani Aksional i cili u diskutua në Vjenë, me mbështetjen Bankës Botërore, do të kurorëzohet me aprovim nga vendet e Ballkanit Perëndimor, në kuadër të Samitit të Kryeministrave të vendeve të Ballkanit Perëndimor që do të mbahet në Paris, me datë 4 korrik 2016, sponsorizuar nga Bashkimi Evropian.

Pjesëmarrës në këtë konferencë ishin edhe ministri i Financave, Avdullah Hoti, ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku, dhe ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci të cilët diskutuan rreth përparësive dhe sfidave të Planit Aksional të cilat bien në kompetencë të ministrive që at a drejtojnë.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Edhe sllovenët bojkotojnë dyqanet shkaku i çmimeve të larta

Edhe sllovenët bojkotojnë dyqanet shkaku i çmimeve të larta

Botë
Top 5 benefitet e pabesueshme pse nënat shtatzënë duhet të konsumojnë vezë REA-s

Top 5 benefitet e pabesueshme pse nënat shtatzënë duhet të konsumojnë vezë REA-s

Ekonomi
evroTarget, CubyLink dhe Horizonte-Group pjesë e panairit më të madh energjetik në Evropë “E-world energy & water”

evroTarget, CubyLink dhe Horizonte-Group pjesë e panairit më të madh energjetik në Evropë “E-world energy & water”

Ekonomi
Bëhu SMS – Trajnimi i ri i Hallakate për ndërtimin e strategjisë në rrjete sociale

Bëhu SMS – Trajnimi i ri i Hallakate për ndërtimin e strategjisë në rrjete sociale

Ekonomi
Inter City - Një projekt revolucionar multifunksional që po rindërton qendrën e Prishtinës

Inter City - Një projekt revolucionar multifunksional që po rindërton qendrën e Prishtinës

Ekonomi
Evropiani më i pasur,

Evropiani më i pasur, "i zemëruar me qeverinë franceze" - mendon të investojë më shumë në Amerikën e Trumpit

Botë
Kalo në kategori