Aktualisht në Kosovë janë të regjistruara mbi 135 mijë biznese, por as gjysma prej tyre nuk deklarojnë të ardhurat e tyre në Administratën Tatimore të Kosovës (ATK), duke shmangur detyrimeve tatimore ndaj shtetit.
Sipas të dhënave të Agjencisë së Regjistrimit të Bizneseve (ARBK) që është në kuadër të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë (MTI), në Kosovë që nga viti 2000 deri më tani janë të regjistruara mbi 135 mijë biznese.
MTI në një përgjigje për Telegrafin, thotë se rreth 70 mijë biznese ushtrojnë aktivitetin e tregtisë me shumicë dhe pakicë.
“Nga viti 2000 deri në tani janë të regjistruara mbi 135 mijë biznese. Pjesëmarrjen më të madhe të tyre e përbëjnë ato biznese që merren me aktivitetin e tregtisë me shumicë dhe pakicë me 60,908 biznese”, thuhet në përgjigjen e MTI-së.
Numër të madh të bizneseve të regjistruara ka dhe shërbimi i akomodimit me 17,211 ndërmarrje, ndjekur nga industria përpunuese me 15,126 biznese dhe transporti dhe magazinimi me 15,043 biznese.
“17,211 biznese janë të regjistruara që kanë aktivitet shërbimin e akomodimit, 15,126 biznese janë të industrisë përpunuese, 15,043 janë biznese të transportit dhe magazinimit, 12,684 janë biznese të ndërtimit, 7,526 biznese kanë veprimtari aktivitetin e bujqësisë, pylltarisë dhe peshkimit, 5,087 biznese kryejnë aktivitetin e informimit dhe komunikimit, 763 biznese janë të industrisë minerare, 722 janë biznese të furnizimit me ujë, 308 biznese kryejnë aktivitetin e furnizimit me rrymë, gazë, avull dhe ajër të kondicionuar, ndërsa 414 biznese kryejnë aktivitete financiare dhe të sigurimit”, thuhet në përgjigjen e MTI-së, për Telegrafin.
Ndryshe nga ARBK që janë të regjistruara mbi 135 mijë biznese, ky numër nuk është në ATK.
Në ATK, deri më tani janë të regjistruara mbi 85 mijë biznese, ku vetëm mbi 55 mijë biznese janë regjistruar si deklarues.
Zëdhënësja e ATK-së, Valentina Bytyqi, ka thënë për Telegrafin se janë të regjistruara 55,416 biznese që deklarojnë të ardhurat nga aktiviteti i tyre.
“Në periudhën janar-maj 2018 në Administratën Tatimore të Kosovës janë të regjistruar si deklarues 55,416 biznese. Prej tyre, 20,339 biznese janë që kanë aktivitet tregtinë me shumicë dhe pakicë, ndjekur nga industria përpunuese më 6,249 biznese, ndërtimtaria me 4,258 biznese, 4,059 aktivitetet e tjera shërbyese dhe kështu më radhë”, tha për Telegrafin, Bytyqi.
Ajo thotë se në ATK deri më 10 korrik 2018 janë të regjistruara 85,315 biznese.
“Deri më 10 korrik 2018 në Administratën Tatimore të Kosovës janë të regjistruara 85,315 biznese. Janë 30,869 biznese që kanë aktivitet tregtinë me shumicë dhe pakicë, 9134 biznese janë që kanë aktivitet industrinë përpunuese, 6,980 biznese kanë për aktivitet akomodimin dhe shërbimin ushqimor, 6,920 biznese kanë aktivitete të tjera shërbyese dhe kështu me radhë”, tha ajo.
Bytyqi thotë se ATK për pesë muaj nga deklaruesit ka mbledhur rreth 220 milionë euro.
“Nga muaji janar 2018 deri në muajin maj 2018 janë mbledhur 219 milionë e 934 mijë e 746 euro. Vetëm nga Tatimi mbi Vlerën e Shtuar janë mbledhur 98.95 milionë euro, nga të Tatimi mbi të Ardhurat Personale janë mbledhur 66.15 milionë euro dhe 54,83 milionë euro janë mbledhur nga Tatimi nga të Ardhurat e Korporatave”, tha për Telegrafi, zëdhënësja e ATK-së, Valentina Bytyqi.
Nga të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës në tremujorin e parë të vitit 2018 janë regjistruar 2,556 biznese, ndërsa ishin shuar 482. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

Kombino frutat e ngrira me pijen Juss dhe impresiono miqtë!
Elon Musk do të paguajë 11 miliardë dollarë: Jam tatimpaguesi më i madh në historinë e Shteteve të Bashkuara

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit