Qytetarët e Kosovës në vitin 2018 më së shumti kanë shpenzuar për karburante dhe duhan. Ndërsa vlera totale e mallrave që janë importuar në vendin tonë kalon shifrën 3 miliardë euro.
200 milionë euro janë shpenzuar për duhan, kurse rreth 400 milionë euro për lëndë djegëse. Përveç këtyre produkteve, Kosova në vlerë të madhe ka importuar edhe automjete, produkte të hekurit dhe plastikës.
Zëdhënësi i Doganave të Kosovës, Adriatik Stavileci, në një intervistë për Kosova Press ka deklaruar se në vitin 2018 importi në vendin tonë është rritur për 11.6 për qind krahasuar me vitin e kaluar.
“Këtë vit kemi parë një rritje të vlerave të importit, jo domosdoshmërish kemi parë rritje të sasisë, por kemi parë rritje të vlerës dhe kemi parë se në vitin 2017 kemi pasur rreth 2.7 miliardë import deri në fund të muajit nëntor, por në vitin 2018 kjo ka kaluar 3 miliardëshin dhe për momentin që jemi nëse krahasohet periudha mes vete atëherë kemi rritje prej 11.6 për qind…Origjinat janë të shumëllojshme realisht, kurse mallrat të cilat importohen më së shumti në Kosovë janë lëndët djegëse karburantet realisht, pastaj vijnë automjetet, plastika, produktet e hekurit, pra janë produkte industriale kryesisht. Gjithashtu edhe duhani ka një import shumë të madh. Mund të themi se lëndë djegëse gjatë këtij viti janë mbi 400 milionë karburante kanë shpenzuar kosovarët deri tani për furnizim, gjithashtu në aspektin e duhanit kemi mbledhur rreth 60 milionë euro duhan duke mos llogaritur edhe taksën prej 100 për qind që nënkupton se brenda këtij viti ne kemi shpenzuar rreth 200 milionë euro në duhan”, ka thënë ai.
Sipas Stavilecit deri me vendosjen e taksës, Serbia ka qenë vendi prej nga Kosova ka importuar më së shumti. Përgjatë këtij viti, në Kosovë mallra të shumta kanë hyrë edhe nga Gjermania, Turqia, Kina e Italia.
“Vendet kryesore prej të cilave ne importojmë deri në fund të muajit nëntor realisht vendi i parë ka qenë Serbia, por me aplikimin e masës mbrojtëse tani presim që në këta dy muaj statistika të ndryshojë, kurse statistikat pasqyrojnë edhe muajt kur nuk kemi pasur masën mbrojtëse, pastaj vjen Gjermani, Turqia, Kina, Italia. Pra me një përmbledhje më të thjeshtë mund të themi se janë vendet e CEFTA-së si dhe vendet e Unionit Evropian duke përfshirë edhe Azinë“, ka shtuar Stavileci.
Se importi nga Serbia ka rënë dukshëm e thonë edhe statistikat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës.
Shefi i Divizionit të Statistikave Ekonomike dhe Tregtisë se Jashtme në ASK, Ismail Sahiti, ka deklaruar se me vendosjes e taksës ndaj Serbisë dhe Bosnje Hercegovinës, Serbia është vendosur në vendin e pestë sa i takon importit, derisa më herët e ka qenë e para.
“Pas vendosjes së taksës importi me Serbinë ka rënë dukshëm, Serbia ka qenë vendi kryesor prej të cili ka importua Kosova pothuajse në të gjithë periudhën e pas luftës, ka marr pjesë duke me rreth 15 për qind e importit të Kosovë ka qenë nga Serbia, ndërsa prej momentit të aplikimit të taksës duke një rënie e theksuar dhe për momentin vetëm 5.6 për qind të importit vjen nga Serbia. E ka humbur primatin prej vendit të parë ka kaluar në vend të pestë, kështu që për momentin në vendin e parë gjendet Turqia që merr pjesë 11 për qind, Gjermania 11 për qind , nga Kina me 10 për qind dhe nga Shqipëria me 7 për qind”, u shpreh ai.
Në anën tjetër hulumtuesja e Institutit GAP, Nora Jusufi ka dhënë disa shembuj se si vendi ynë mund të bëhet konkurrent me vendet tjera me produkte që nuk kërkojnë shumë investime.
Sipas saj bizneset kosovare duhet të njoftohen për mënyrën se si të depërtojnë më lehtë në tregun ndërkombëtar.
“Nganjëherë edhe prodhuesit apo bizneset kosovare duhet të njoftohen për mundësi investimi apo krijime të fabrikave të ndryshme të cilat do të mund të jenë më konkurrente me vendet e tjera. Kemi gjetur disa informata shumë interesante për shembull 60 për qind hudhra vitin e kaluar janë importuar nga Kina dhe 99 për qind të rrëmojsave janë importuar nga Kina, Kështu që janë dy produkte që shumë lehtë mund me u kultivua apo me i prodhua në Kosovë dhe me qenë një mundësi e investimit të biznesmenëve kosovar”, ka shtuar Jusufi.
Përkundër, masës së vendosur nga Qeveria e Kosovës për Serbinë dhe Bosnje Hercegovinë, kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi konsideron se duhet përkrahje më e madhe për bizneset vendore.
“Ne duhet me e parë mundësinë që t’i përkrahim sektorët ku ne mund të jemi konkurrues, e para është t’i identifikojmë këta sektor, ta përmirësojmë politikën në përgjithësi në raport me tregun e punës duke lejuar edhe formalitet më shumë dhe në të njëjtën kohë edhe me i adresua problemet që i ka tregu i punës në raport me shkathtësitë, ta ndërrojmë pak mënyrën se si e investojmë buxhetin përfshirë edhe pjesën e beneficioneve dhe të shohim mundësitë që t’i identifikojmë katër apo pesë produkte që mund të zëvendësohen nga vendet tjera”, ka thënë Rukiqi.
Ndryshe, Kosova vitin e kaluar ka importuar mallra me vlerë rreth 2.7 miliardë euro. /KosovaPress/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
“Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?”: Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një ‘rezervë kombëtare me bitcoin’
Deficiti tregtar i Kosovës rritet në 490 milionë euro në tetor 2024, krahasuar me vitin paraprak
“Urdhëro Hykmete, skena për ty” – vazhdon përplasja e Muratit dhe Bajramit për kontratat njëburimore
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave
Black Friday në AZTECH: Zbritje spektakolare deri në -60%!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A