Ministrja për Dialog Edita Tahiri, ka thënë se pala kosovare ka kërkuar që në bisedimet me Serbinë, tema kryesore do të jetë demarkacioni ndërshtetëror mes këtyre dy vendeve.
Sipas Tahirit, për këtë fazë të dialogut kanë edhe tema të tjera siç është njohja reciproke mes dy shteteve, ndarja e pasurisë dhe tema e reparacionit.
“Ne si palë në bisedimet e Brukselit i kemi paraqit një listë temash për fazën ndihmëse të dialogut dhe tema kryesore është demarkacioni i kufirit ndërshtetëror mes Kosovës dhe Serbisë dhe pastaj janë edhe tema të tjera si ndarja e pasurisë, reparacionit dhe temën e njohjes reciproke mes dy shteteve”, u shpreh Tahiri.
Sipas shefes së delegacionit kosovar për bisedime teknike me Serbinë, njohja e Kosovës nga Serbia është kusht për integrimin evropian të fqinjit verior.
“Nëse Serbia e dëshiron të ardhmen e saj në Bashkimin Evropian njohjen e pavarësisë së Kosovës e ka të pashmangshme”, theksoi Tahiri.
Tahiri dje ka udhëtuar për në Vjenë me ftesë të Bashkimit Evropian për të marrë pjesë në takimin urgjent të ftuar nga BE në lidhje me njohjen reciproke mes dy shteteve të certifikatave për transportin e mallrave të rrezikshme të njohura si ADR (the European Agreement concerning the International Carriage of Dangerous Goods by Road) pas bllokadës që qeveria e Kosovës vendosi ndaj certifikatave të lëshuar nga autoritetet serbe.
Sipas njoftimit të ministrisë qëndrimi i Qeverisë së Kosovës është se derisa të mos arrihet marrëveshja me ndërmjetësimin e BE-së për njohjen reciproke të certifikatave të ADR-së, masat e reciprocitetit nuk do të hiqen.
Në njoftim më tutje thuhet se ministria për Dialog e ka njoftuar rregullisht BE-në për këto zhvillime duke argumentuar se sjellja e Serbisë është në kundërshtim me parimet evropiane për normalizimin e marrëdhënieve ndërshtetërore mes Kosovës dhe Serbisë, e cila rezultoi në thirrjen urgjente të këtij takimi.
Ndërkaq, takimi që është paraparë të mbahet në Bruksel kësaj radhe do të mbahet në Vjenë, për shkak se Aeroporti i Brukselit ende nuk është hapur për qarkullim të lirë pas ngjarjeve tragjike të ditëve të fundit. /KALLXO.com/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Eksperti i sigurisë: Largimi i ushtarëve amerikanë nga Kosova është shqetësues, problemi real janë raportet politike

Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

Albulena Haxhiu gruaja më e votuar në zgjedhjet e 9 shkurtit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë

"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame