LAJMI I FUNDIT:

Kosova ia humbë “busullën” selektorit të Qipros, nuk e di se ku qëndron problemi me ekipin e tij

Kosova ia humbë “busullën” selektorit të Qipros, nuk e di se ku qëndron problemi me ekipin e tij

Selektori i Qipros, Temur Ketsbaia është shprehur shumë i zhgënjyer me paraqitjen e lojtarëve të tij në humbjen 4-0 ndaj Kosovës në Ligën e Kombeve.

Qipriotët pësuan dy gola në pjesën e parë, ndërsa dy të tjera u shënuan në 45 minutat e dytë.

“Kjo na tregoi se ne nuk ishim gati në një kohë kaq të shkurtër për të luajtur dy ndeshje. Ne ishim të vdekur, të lodhur dhe të mbaruar që nga fillimi.  Nuk mund të luash në atë mënyrë kundër asnjë ekipi, jo kundër Kosovës që ka cilësi”, deklaroi Ketsbaia.


Zbulohet se përse u ndërpre ndeshja mes Qipros dhe Kosovës në minutën e 33-të
Lexo po ashtu Zbulohet se përse u ndërpre ndeshja mes Qipros dhe Kosovës në minutën e 33-të

“Duhet të përpiqemi. Kur futbollistët qipriotë nuk luajnë në ligën qipriote, çfarë mund të presim. Kundërshtarët dukeshin shumë më të gatshëm”.

“Kombëtarja ka gjithmonë të ardhme. Në një moment mund të vijë një grup futbollistësh që do të bëjnë diçka më të mirë. Dhe para se të merrja unë, kombëtarja nuk pati asnjë sukses”.

“Jemi  shumë të zhgënjyer me rezultatin dhe imazhin që patëm. Kur bën këto gabime, nuk mund t’i shmangesh humbjes. Kemi problem sidomos në këtë periudhë, kur tani po fillojnë kampionatet. Lojtarët dhanë gjithçka që kishin në fillim. Nuk kemi luftuar dhe nuk kemi qenë konkurrues ndaj Kosovës”.

“Ne nuk ishim të freskët, nuk ishim ata që duhet të ishim. Shumë gjëra kanë faj, do të doja të ishte vetëm një. Kishim edhe disa mungesa që mund të kishin dhënë diçka më shumë. Duhet të luani tri ndeshje në dy ditë dhe nëse nuk jeni gati, kjo tregon”.

“Është e vështirë, nuk ka qipriotë që luajnë në ligë. Kombëtarja nuk bazohet vetëm në 8 lojtarë, duhet të kesh më shumë. Lojtarët që nuk morën pjesë, ishin më të mirë në fushë se të tjerët që morën pjesë. Ka kaq shumë probleme sa nuk mund të thuash se çfarë është vetëm faji, gjëja më themelore është koha që kanë futbollistët qipriotë në ligë”, ka shtuar më tej selektori i Qipros. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Të mahnitur nga ylli i Arsenalit, Florentino Perez i gatshëm ta 'thyejë bankën' për ta marrë te Real Madridi

Të mahnitur nga ylli i Arsenalit, Florentino Perez i gatshëm ta 'thyejë bankën' për ta marrë te Real Madridi

La Liga
CAS merr vendim per ankesën e Rumanisë për ndeshjen me Kosovën

CAS merr vendim per ankesën e Rumanisë për ndeshjen me Kosovën

Përfaqësuesja e Kosovës
Henry për Mbappen dhe Haalandin: Menduam se ishin pasuesit e Messit dhe Ronaldos

Henry për Mbappen dhe Haalandin: Menduam se ishin pasuesit e Messit dhe Ronaldos

Ndërkombëtare
Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Ndërkombëtare
UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

Liga e Kampionëve
Man City do të tentojë transferimin e dy yjeve të Barcelonës në verë

Man City do të tentojë transferimin e dy yjeve të Barcelonës në verë

Premier League
Kalo në kategori