Kombëtarja e Kosovës në hendboll luajti ndeshjen e dytë përgatitore me Emiratet e Bashkuara Arabe, ku fitoi me rezultat 24:23.

Në Shkup, të shtunën, u zhvillua ndeshje e fortë, ndërsa dy Kombëtaret dhanë më të mirën.


Kosova ishte në epërsi gjatë tërë kohës, ndërsa loja jonë ishte shumë më e rrjedhshme se ajo e së premtes. Sërish Kosova u paraqit pa shumë startues.

415543711 1128942371669276 6859406411231799383 n

Ndeshja i shërben përgatitjeve për sfidat kualifikuese me Britaninë e Madhe që janë javën tjetër.

Ndonëse vazhdimisht ishim në epërsi prej disa golave, fundi ishte dramatik.

Kombëtarja e Emirateve të Bashkuara Arabe barazoi, por djemtë tanë shfaqën karakter dhe shënuan golin e fitores fare në fund.

telegrafi sport app