Një delegacion i Olimpiadës Speciale të Kosovës po merr pjesë në Lojërat Olimpike Speciale Botërore që po mbahen në Abu Dhabi të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Olimpiada Speciale e Kosovës është e përbërë nga katër atletë dhe tre anëtarë të tjerë të delegacionit.


53877616 2242954222435900 1294030722381643776 n

Atletët Anila Kastrati, Sheqir Vllasaliu, Ibish Zogaj dhe Qëndresa Dili, do të garojnë në atletikë, përkatësisht në vrapim 100 metra, 200 metra, 400 metra dhe hedhje të gjyles.

Atleti, Sheqir Vllasaliu ka fituar medaljen e artë në vrapim 200 metra, duke ia siguruar Kosovës medaljen e parë në këtë olimpiadë.

Kurse, Ibish Zogaj ka fituar medaljen e bronztë, duke u renditur në vendin e tretë në vrapimin 200 metra dhe 400 metra.

54278680 589806188154430 7072066473551724544 n

Në këto gara ndërkombëtare sportive marrin pjesë më shumë se 170 shtete nga mbarë bota, ndërsa pritet që të garojnë rreth 7000 atletë me aftësi të kufizuar intelektuale.

Lojërat kanë nisur nga 14 mars dhe do të zgjasin deri më 21 mars 2019. /Telegrafi/

54277734 2322680014645921 1672979445004107776 n

telegrafi sport app