Kosova është vendi i vetëm në Ballkan që nuk shënon rritje në numrin e të punësuarve dhe i vetmi vend me rritje të boshllëkut të fuqisë punëtore mes femrave dhe meshkujve. E përkundër rritjes ekonomike, vendi nuk ka shënuar ngritje në numrin e të punësuarve.
Kështu u tha në në takimin e radhës në kuadër të “Debateve në Riinvest”, me temë “Raporti i Bankës Botërore për vendet e Ballkanit Perëndimor 2019”.
Prezantuesi i këtij raporti, Endrit Pllashniku nga Riinvest, tha se nëse vendet e Ballkanit do të donin të mbërrijnë shkallën mesatare të punësimit me vendet me të ardhura mesatare, do të duhej të krijonin edhe 2.8 milionë vende të reja të punës, ndërsa nëse dëshirojnë të arrijnë mesataren e BE-së, do të duhej të krijonin edhe 3.7 milionë vende të punës.
Sipas tij, mbetet shqetësuese që Kosova është i vetmi vend i Ballkanit që nuk ka shënuar rritje në numrin e të punësuarve.
Duke kujtuar se në vitin 2015, shkalla e papunësisë në vend ishte rreth 35 për qind, ndërsa në 2016-në zbriti në 32 për qind, përkundër faktit që kishte vende të humbura të punës, Pllashniku sqaroi se kjo ndodhë për shkak të shndërrimit të këtyre personave në joaktiv.
“Në përgjithësi në Kosovë, punësimi në industri ka ra, dhe kjo ka qenë efekti pse i kemi pasur këto vende të punës të humbura, mirëpo është rritur në tregti, në sektorin e TIK-ut dhe në sektorin publik. Pra, si përfundim, rënia e shkallës të papunësisë në Kosovë u nxit nga rritja e in-aktivitetit dhe migrimi i mundshëm që kishte ndodhur në këto periudha dhe kjo rezultoi në uljen e fuqisë punëtore”, tha Pllashniku.
Ai tha se rritja e pagave në sektorin publik ka shkaktuar një debalancë të madh me sektorin privat, teksa bëri një krahasim për vendet e Ballkanit. Teksa shtoi se Kosova mbetet i vetmi vend me me rritje të boshllëkut të fuqisë punëtore mes femrave dhe meshkujve.
“Kosova është i vetmi vend që ka përjetuar ngritje të boshllëkut të kësaj statistike. Pra, nëse i krahasojmë krejt vendet tjera, është ngushtu boshllëku i fuqisë punëtore mes meshkujve dhe femrave, kurse në Kosovë, nëse e krahasojmë periudhën 2015-2018, kjo është rritur, do të thotë është një gjetje jo shumë pozitive pasi politikat po mundohen të orientohen në aktivizimin e femrave në fuqinë punëtore, që nuk është se ka pasur ndonjë rritje”, u shpreh ai.
E, Alban Zogaj tha se rritja ekonomike e vendit nuk po përkthehet në vende të punës. Sipas tij, 23 për qind e të punësuarve del të jenë të punësuar pa pagesë në biznese familjare, kryesisht në bujqësi. Teksa shtoi se vendi ka nevojë për punësime afatgjata.
Zogaj foli edhe për rekomandimet e Bankës Botërore, ku përmendi 5 prej tyre. Sipas tij, rekomandimet kyçe japin një ide të mirë, ku: rekomandimi i parë është medoemos ruajtja e makro-stabilitetit fiskal, rekomandimi i dytë lidhet me reformat që Kosova duhet të bëjë në programin e asistencës sociale. Rekomandimi i tretë lidhet me investimet që duhet të bëhen në kapitalin human, ku Banka Botërore jep një fokus të veçantë. Rekomandimi i katërt lidhet me rritjen e efikasitetit të institucioneve publike, ku Qeveria e Kosovës dhe donatorët duhet të rritin efikasitetin e tyre. Rekomandimi i 5-të është përmirësimi i qeverisjes dhe sundimit të ligjit.
“Rritja në Kosovë, pavarësisht që është me e larta në rajon, me 4.2 për qind nuk po përkthehet në rritje të GDP-s, dhe ne duhet ta gjejmë arsyen dhe të shohim se si mundemi me e orientu rritjen ekonomike të vendit kah punësimi. Kjo ka të bëj edhe me strukturën e ekonomisë, por edhe me burimet e rritjes, sepse nëse shohim tek konkluzat e Bankës Botërore, shohim qartë se rritja ekonomike po vjen kryesisht nga rritja e investimeve kapitale dhe rritjes së konsumit, si rezultat i rritjes së pagave dhe remitencave stabile. Dhe, nëse analizojmë këtë rritje, projektet kapitale nuk sjellin punësim, sepse edhe nëse sjellin punësim sjellin punësim afatshkurtër”, tha Zogaj.
Profesori Muhamet Mustafa tha se nëse shikohet pjesëmarrja e të ardhurave të Kosovës në buxhet, ajo qëndron në vendin më të ulët në krahasim me vendet e Ballkanit.
“Të dhënat për paga, për shërbime sociale dhe për investime kapitale, tregojnë që Kosova në krahasim me këto, për paga ndan pak më shumë sesa Maqedonia dhe Shqipëria, por më pak sesa Serbia, Bosnja dhe Mali i Zi. Për shpenzime sociale, Kosova ndan më së paku si pjesëmarrje në GDP, ende. Dhe, për investime kapitale Kosova ndan më së shumti… Problemi i Kosovës është se ende nuk mbledhim mjaftueshëm të ardhura për buxhet, 27 për qind”, u shpreh ai.
Ndërsa, Venera Demukaj nga RIT Kosova, tha se raporti vë në dukje që rritja ekonomike në Kosovë rezulton të jetë e paqëndrueshme. Sipas saj, është për brengosje fakti që Kosova është i vetmi vend në rajon që ka paga shumë më të larta në sektorin publik se në atë privat. /KP/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

EBC Cosmetics me oferta unike për Ditën e Gruas!

Të drejtat dhe regjistrimi i pronës në Kosovë: Për 5 muaj vizitohen mbi 6 mijë familje në kuadër të fushatës vetëdijësuese nga shoqëria civile

Eksportimi i domates, Peci thotë se ka shënuar rritje prej 2048 për qind

Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

A keni fatura të larta të energjisë elektrike? UniSolar ofron zgjidhje ekonomike dhe ekologjike për ju!

Të drejtat dhe regjistrimi i pronës në Kosovë: Për 5 muaj vizitohen mbi 6 mijë familje në kuadër të fushatës vetëdijësuese nga shoqëria civile

Djathi Akadia: 4 arsye pse është djathi nr. 1 i rekomanduar për muajin e Ramazanit

Eksportimi i domates, Peci thotë se ka shënuar rritje prej 2048 për qind

Kompleks premium zyrash në New Jersey / Investimi i katërt i BALFIN Americas në SHBA

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës