LAJMI I FUNDIT:

Kosova eksportoi mallra në vlerë 288.8 milionë euro

Kosova eksportoi mallra në vlerë 288.8 milionë euro

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK), ka njoftuar se deficiti në llogarinë e mallrave arriti vlerën prej 1.26 miliard euro që paraqet një rritje vjetore prej 3.3 për qind.

“Përderisa në vitin 2018 ishte shënuar rënie e eksportit të mallrave dhe përshpejtim i rritjes së importit, në vitin 2019 është duke u shënuar rritje e eksportit të mallrave dhe rritje më e ngadalësuar e importit. Kjo ka ndikuar që shkalla e mbulueshmërisë së importeve me eksporte të ketë një përmirësim nga 10.8 për qind sa ishte në shtator 2018 në 11.3 për qind në shtator 2019”, thuhet në raportin e fundit të BQK-së.

Sipas BQK-së, eksporti i mallrave deri në shtator 2019 ka shënuar vlerën prej 288.8 milionë euro, që është për 9.0 për qind më shumë krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2018.


“Rritja e eksportit të mallrave ishte më e theksuar tek metalet bazë, produktet e plastikës dhe gomës si dhe makineritë dhe pajisjet elektrike”, ka njoftuar BQK, raporton RTKlive.

Në anën tjetër, rënie shënoj eksporti i produkteve minerale, eksporti i lëkurës dhe artikujve të lëkurës, eksporti i perimeve, etj.

Vlera e importit të mallrave deri në shtator 2019 ishte 2.5 miliardë euro, që është për 3.6 për qind më e lartë krahasuar me periudhën e njëjtët të vitit 2018.

Rritje më e lartë u shënua tek importi i mjeteve të transportit, produkteve minerale, tekstilit dhe artikujve të tekstilit si dhe produktet e plastikës dhe gomës, etj

Në trend Ekonomi

Më shumë
Mashtrimet bankare përmes E-mail-eve dhe SMS-ve: 36 raste të keqpërdorimit të kartelave në 2024 – BQK dhe SHBK rrisin masat e sigurisë

Mashtrimet bankare përmes E-mail-eve dhe SMS-ve: 36 raste të keqpërdorimit të kartelave në 2024 – BQK dhe SHBK rrisin masat e sigurisë

Ekonomi
Bie në mënyrë drastike çmimi i kriptovalutës së Melanias  - gjithçka duket si një grabitje e madhe

Bie në mënyrë drastike çmimi i kriptovalutës së Melanias - gjithçka duket si një grabitje e madhe

Botë
Trump është president, bursat po bien, Bitcoin po humb vlerë - çfarë po ndodh në SHBA?

Trump është president, bursat po bien, Bitcoin po humb vlerë - çfarë po ndodh në SHBA?

Botë
Hoti: Viti 2025 nis me fatura të rritura të tatimit në pronë, 60 për qind më të larta se në 2021-ën

Hoti: Viti 2025 nis me fatura të rritura të tatimit në pronë, 60 për qind më të larta se në 2021-ën

Ekonomi
Afati i aplikimit po afron për bursa për studentë nga Kosova për studime Bachelor dhe Master në CITY College

Afati i aplikimit po afron për bursa për studentë nga Kosova për studime Bachelor dhe Master në CITY College

Ekonomi
Pse bizneset kosovare duhet të investojnë në një strategji të mirëfilltë të rrjeteve sociale në vitin 2025?

Pse bizneset kosovare duhet të investojnë në një strategji të mirëfilltë të rrjeteve sociale në vitin 2025?

Ekonomi
Kalo në kategori