LAJMI I FUNDIT:

Kosova e Shqipëria tani kanë marrëveshje për ndihmë të ndërsjellë në raste të fatkeqësive natyrore dhe fatkeqësive të tjera

Kosova e Shqipëria tani kanë marrëveshje për ndihmë të ndërsjellë në raste të fatkeqësive natyrore dhe fatkeqësive të tjera

Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu sot në mbledhjen Vjetore të Qeverive të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë, ka nënshkruar dy marrëveshje, njëra prej të cilave është edhe ajo e për bashkëpunim dhe ndihmë të ndërsjellë në raste të fatkeqësive natyrore dhe fatkeqësive të tjera.

Kështu është bërë e ditur përmes një komunikate për medie nga MPB.

“Lidhjen e Protokollit për ndryshim dhe shtesë në Marrëveshjen e Bashkëpunimit ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, për Bashkëpunimin të Ndërsjellë në Fushën e Sigurisë”, thuhet në komunikatë.


Sipas komunikatws, ky Protokoll do t’i mundësoj të dy vendeve tona që të bashkëpunojnë mes tyre edhe përmes përdorimit të përbashkët të Oficerëve të Kontaktit ose Ndërlidhës, në vendet ku njëra nga palët nuk përfaqësohet me Oficer Kontakti ose Ndërlidhës, me kusht që të jetë marrë pëlqimi i vendit pritës.

Po ashtu, është nënshkruar Marrëveshja ndërkombëtare ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë për bashkëpunim dhe ndihmë të ndërsjellë në raste të fatkeqësive natyrore dhe fatkeqësive të tjera.

“Marrëveshja në fjalë, do t’i përcaktoj format e bashkëpunimit, procedurat për dhënien e ndihmës, procedurat e kalimit kufitar dhe rregullat për qëndrimin e ekipeve të shpëtimit, kalimin kufitar të pajisjeve dhe artikujve të ndihmës, strehimit dhe ndihma e të zhvendosurve, përdorimin e Avionëve si dhe bashkërendimin dhe menaxhimin e operacioneve të ndihmës ndaj fatkeqësisë”, thuhet në komunikatë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Analistët: Votat nga diaspora mund të përcaktojnë formimin e institucioneve

Analistët: Votat nga diaspora mund të përcaktojnë formimin e institucioneve

Lajme

"Sikurse ajo e Muzeut Kombëtar në Gdansk të Polonisë", dizajneri Komoni konteston origjinalitetin e logos fituese të Muzeut të Artit Bashkëkohor

Lajme
Mbajti të ngujuar me forcë dhe nën kërcënimin e armës gruan dhe vëllain e saj – arrestohet gjakovari, pritet t'i caktohet masa e paraburgimit

Mbajti të ngujuar me forcë dhe nën kërcënimin e armës gruan dhe vëllain e saj – arrestohet gjakovari, pritet t'i caktohet masa e paraburgimit

Kronika e Zezë
A i ra pishman AAK-ja për koalicionin me Nismën, Gjini: Nuk duhet ndryshuar fjalët e fushatës

A i ra pishman AAK-ja për koalicionin me Nismën, Gjini: Nuk duhet ndryshuar fjalët e fushatës

Politikë
Numërohen mbi 67 për qind e vendvotimeve në përfaqësi diplomatike, procesohen rezultatet

Numërohen mbi 67 për qind e vendvotimeve në përfaqësi diplomatike, procesohen rezultatet

Politikë
Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

Lajme
Kalo në kategori