Kosova e publikon listën e gjerë për përballjen me Sllovakinë

Kombëtarja e Kosovës në basketboll e ka bërë publike listën e gjerë të të ftuarve për përballjen me Sllovakinë.
Kjo sfidë është ndeshja e dytë parakualifikuese e “Dardanëve” për EuroBasket 2029.
Lista e plotë përfshin këta basketbollistë: Valon Bunjaku, Divine Myles, Musab Mala, Jon Ismajli, Mikaile Tmusic, Erjon Kastrati, Arian Qallaku, Muhamedali Janjeva, Samir Zekiqi, Bardh Istrefi, Gëzim Mprina, Dardan Kapiti dhe Lis Soshi.
Ndërkohë, të disponueshëm nuk kanë qenë pavarësisht ftesës Dardan Berisha, Drilon Hajrizi dhe Meriton Ismaili.
Përndryshe, përballja mes Kosovës dhe Sllovakisë do të zhvillohet në Prizren, në palestrën sportive “Sezai Surroi” nga ora 19:00./Telegrafi

Nga
Telegrafi
3 hours ago
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































