Përfaqësuesja e Kosovës e ka mbyllur pjesën e parë në epërsi 1-0 ndaj Moldavisë në kuadër të ndeshjes së fundit në grupet e Ligës së Kombeve.
Dardanët e kanë zhvilluar një pjesë të parë të mirë, duke dominuar ndeshjen, menaxhuar lojën dhe duke gjetur edhe golin e vetëm në këtë pjesë.
Goli i vetëm në këtë pjesë erdhi në minutën e 31-të të ndeshjes me anë të Lirim Kastratit, i cili shënoi një gol të bukur pas topit të kthyer nga mbrojtja kundërshtare.
Kosova ishte më e mirë edhe në posedimin e topit, duke menaxhuar në 69 për qind të lojës, për dallim nga Moldavia me 31 për qind.
Goditjet në portë ishin 7-6 në të mirë të Kosovës, ku 3-1 ishin në portë, ndërsa kartonë të verdhë morën vetëm mysafirët.
Edhe tek pasimet Kosova ishte dukshëm më e mirë me 348 pasime, nga to 307 të saktë, për dallim nga Moldavia me 116 pasime, 79 të sakta.
Më poshtë i keni statistikat e pjesës së parë:
/Telegrafi/