Ministri i Financave Avdullah Hoti po qëndron për vizitë zyrtarë në Berlin të Gjermanisë, me ftesë të ministrit të Financave të Republikës Federale të Gjermanisë Wolfgang Schauble.
Gjatë kësaj vizitë ministri Hoti dhe homologu i tij Wolfgang Schauble, kanë diskutuar për marrëdhëniet bilaterale financiare ndërmjet dy vendeve, me theks të veçantë për Marrëveshjen Kornizë për Bashkëpunim teknik financiar 2016 – 2017, e cila Marrëveshje Kornizë pritet të nënshkruhet nga të dy Qeveritë gjatë vjeshtës së këtij viti. Me këtë marrëveshje parashihet bashkëpunimi dhe financimi i projekteve të ndryshme në fusha prioritare, si në: Infrastrukturë publike (ujëra dhe energji), zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik dhe promovimin e punësimit, demokraci, shoqëri civile dhe administratë publike, si dhe edukim.
Në këtë takim u diskutua edhe për Inicimin e marrëveshjes për eliminimin e Tatimit të Dyfishtë ndërmjet dy vendeve, si dhe për idenë e krijimit të një mini-berze.
Ministri Avdullah Hoti duke falënderuar lartë mikpritjen e homologut të tij Schauble, tha se shteti gjerman është një ndër donatorët dhe bashkëpunëtorët më të rëndësishëm të Republikës së Kosovës, të cilët ndër vite kanë mbështetur Qeverinë e Republikës së Kosovës në projekte të ndryshme për përmirësimin e standardit jetësor të qytetarëve të Kosovës.
Ndërsa, ministri gjerman i Financave Wolfgang Schauble duke vlerësuar lartë bashkëpunimin me Qeverinë e Republikës së Kosovës, tha se Gjermania e konsideron Kosovën si njërin nga vendet më të rëndësishme për bashkëpunim dhe shprehi gatishmërinë e shtetit të tij për të vazhduar këtë bashkëpunim edhe më tej . /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKishte investuar më shumë se 1 miliard dollarë në Kosovë, çfarë po ndodh me USAID-in?
Viva Fresh sjell programin XL: 10% zbritje gjatë gjithë vitit!
Shtrenjtohet qumështi, vezët dhe mjalti në Kosovë
Java e maraklive në Bau Market
Në takim me Kurtin, përfaqësuesit e kompanive të mëdha amerikane shprehin interesimin për investime në Kosovë
I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze