LAJMI I FUNDIT:

Kosova e gatshme për sfidën kundër Sllovakisë

Kosova e gatshme për sfidën kundër Sllovakisë

Përfaqësuesja e Kosovës në hendboll (meshkujt ) është duke zhvilluar fazën kualifikuese për botërorin e hendbollit , botëror ky i cili në vitin 2017 do të zhvillohet në Francë.

Ndeshjen e parë Përfaqësuesja e Kosovës e humbi duke u mposhtur nga Kombëtarja e fortë Lituania me rezultat 30:26, derisa sfidën e dytë do ta zhvillojë sot kundër Sllovakisë

Para kësaj përballje hendbollistët e Kombëtares sonë shprehen të motivuar,derisa pranojnë që sfida ndaj Sllovakisë është mjaft e vështirë.

“Duke llogaritur në kualitetin e reprezentacionit të Sllovakisë padyshim që do të jetë një duel mjaft i vështirë, por që gjithsesi besoj në paraqitje sa më të mirë të Përfaqësueses sonë”.


“Duhet që maksimalisht të angazhohemi që ta nxjerrim një rezultat pozitiv në këtë duel”, tha për KosovaLive,hendbollisti i përfaqësuese sonë, Petrit Prekazi.

Reprezentacioni i Kosovës në hendboll për herë të parë merr pjesë në kualifikime për në botëror, kurse në grup ka kundërshtarët si Bosnja Hercegovina, Lituania dhe Sllovakia.

Ndeshja mes Sllovakisë dhe Kosovës do të zhvillohet në orën 18:00.