LAJMI I FUNDIT:

Kosova e gatshme, ejani investoni

Kosova e gatshme, ejani investoni

Qeveria e Kosovës është e hapur për çdo investitor që dëshiron të shtrijë kapitalin e tij në vendin tonë. Të gjithë pa dallime trajtohen në mënyrë të barabartë. Duke përfshirë edhe investitorët që në disa raste si aksionarë kanë edhe shtetin prej nga vijnë. Kjo nuk i pengon ligjvënësve e as ekzekutivit.

“Trajtimi i barabartë është i garantuar me ligjin për investime të huaja”, kështu tha shefi i Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), Besian Mustafa.

Ai ka treguar se Kosova ofron kushte të favorshme për investitorët e huaj.  Mustafa ka numëruar si ofertë që u bëhet investitorëve të huaja janë fuqia punëtore e re dhe e motivuar, tregu i lirë dhe qasja pa tarifa doganore në tregun e Bashkimit Evropian, taksat ndër më të ulëta në Evropë si dhe procedurat e lehta të bërit biznes.


Mustafa ka përmendur edhe pakon e re fiskale që sipas tij do të ndikoj në nxitjen e investimeve të huaja në Kosovë.

“Tashmë përmes pakos së re fiskale parashihet lirimi nga importi për linjat prodhuese, makineritë dhe lëndën e parë etj. Së fundmi edhe qasja në tregun evropian përmes nënshkrimit tëMarrëveshjes për Stabilizim Asociim e cila do ndikojë në krijimin e mundësive të reja si për bizneset kosovare po ashtu edhe për rritjen e prezencës së kompanive të huaja në Kosovë”, tha Mustafa.

Ai po ashtu tha se Qeveria e Kosovës është në finalizim të draft Ligjit për Investimet Strategjike,ku do të përcaktohen fushat e zhvillimit strategjik të Kosovës, dhe do të thjeshtëzohen procedurat për investime, njëkohësisht do të mundësohet negocimi i drejtpërdrejtë i qeverisë me investitorët strategjikë për sjelljen investime të reja në Kosovë.

Sipas tij, është edhe Ligji për themelimin e Fondit për Garantimin e Kredive, i cili do të ndikojë në përmirësimin e qasjes në financa.

Edhe anëtari i Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Blerim Grainca, vlerëson se nuk ka ndonjë pengesë nëse një investitor i huaj ka shtrirë kapitalin e tij në Kosovë edhe në rast se aksionarë ka shtetin prej nga vjen.

“Në Kosovë ekziston ligji për investimet e huaja, i cili e rregullon dhe mbulon këtë fushë… Mund të them se nuk ka asnjë pengesë ligjor që një kompani publike nga një vend tjetër në të cilën ka aksione qeveria e atij vendi të vjen dhe të investojë në Kosovë. Ne jemi të hapur për të gjitha llojet e investimeve për arsye se Kosova është duke iu dhënë mundësi dhe shanse investitorëve të huaj, pavarësisht pronësisë së kapitalit të tyre. E rëndësishme është që prejardhja e kapitalit të jetë e pastër. Burimet e financimit iu nënshtrohen ligjeve për pastrimin e parave, ligjeve që janë në fuqi në vendet prej nga vijnë dhe mos të ketë dyshime për prejardhjen e kapitalit. Ju e dini që ky ligj njeh edhe formën e koncesioneve, formën e partneritetit publiko-privat, apo edhe investimet direkte që mund të bëhen nga vendet e huaja në Kosovë. Sepse edhe praktikat ndërkombëtare njohin llojet e tilla të investimeve”, tha Grainca.

Ai tha se do të ishte mirë që ne të kemi mundësi si shtet aksionar në ndonjërën kompani vendore për t’u paraqitur si investitor direkt në një shtet tjetër.

“Nuk besoj që vendi ynë në këtë fazë ka kapacitete të tilla që të provojë të investojë në vendet jashtë Kosovës. Gjithsesi në një të ardhme të afërt ndoshta kompanitë që do të jenë në partneritet publiko privat në Kosovë të kenë mundësi që të marrin pjesë edhe në garat apo kompeticionet ndërkombëtare”, tha Grainca.

Por njëjtë me Graincën nuk mendon kryetari i Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencionit të Inteligjencës Kosovare (AKI), Haxhi Shala.

Sipas tij, Kosova e ka një operator mobil edhe atë me pronësi shtetërore të një shteti tjetër.

Shala shpreson që në të ardhmen mos të ketë operator të tretë mobil me pronësi të ndonjë shteti fqinj.

“Bazuar në bisedimet në Bruksel pala jonë apo udhëheqësit tanë janë pajtuar që të operojë edhe një

Ndërsa , Agim Aliu, anëtar i Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvnedit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit, tha se ligji për Investime të Huaja garanton investimet e huaja.

Ai tha se investitorët e huajë dhe vendorë kanë si shqetësim ngufatjen në kuptimin e përfaqësimit të zgjedhjes së lëndëve kontestuese në gjykatat vendore.

Bazuar në të dhënat e fundit të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), bilanci i investimeve të huaja deri në qershor 2015 arriti në 163.6 milionë euro, që paraqet një rritje të konsiderueshme krahasuar me vlerën prej 39.1 milionë euro sa ishte në periudhën e njëjtë të vitit paraprak. Sektorët që përfituan më shumë nga rritja e IHD-ve ishin sektori i patundshmërive, qiradhënies dhe aktiviteteve tjera biznesore, si dhe sektori i shërbimeve financiare.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Kush tha që pushimet verore kanë mbaruar? Shtatori vie me oferta që nuk duhet t'i humbisni asesi

Kush tha që pushimet verore kanë mbaruar? Shtatori vie me oferta që nuk duhet t'i humbisni asesi

Fafa Resort
EBC vjen me zbritjen e madhe vetëm një ditore në blerjet online

EBC vjen me zbritjen e madhe vetëm një ditore në blerjet online

EBC Cosmetics
Këto kompani të mëdha po ju kërkojnë – A jeni gati për një sfide të re?

Këto kompani të mëdha po ju kërkojnë – A jeni gati për një sfide të re?

Telegrafi Jobs
Hapet thirrja për aplikim për subvencionimin e izolimit të shtëpisë dhe ndërrimit të dritareve dhe dyerve të jashtme

Hapet thirrja për aplikim për subvencionimin e izolimit të shtëpisë dhe ndërrimit të dritareve dhe dyerve të jashtme

Ekonomi
Pauza të këndshme, shije të jashtëzakonshme - Pashteta MEKA

Pauza të këndshme, shije të jashtëzakonshme - Pashteta MEKA

MEKA HALAL FOOD
Gastronomët ankohen se iu ka rënë puna, tregojnë disa arsye që kanë quar në ulje

Gastronomët ankohen se iu ka rënë puna, tregojnë disa arsye që kanë quar në ulje

Ekonomi
Kalo në kategori