Atraksionet turistike që i ka Kosova duhet t’i shfrytëzojnë institucionet e vendit për të promovuar më shumë bukuritë turistike të Kosovës, nëpër vende të ndryshme.
Njohës të fushës së turizmit thonë se duhet të ketë strategji më të mirë për turizëm dhe jo të lihet në një Divizion të Turizmit në kuadër të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë.
Drejtori i Shoqatës së Turizmit Alternativ të Kosovës (SHTAK), Baki Hoti, ka deklaruar se Qeveria nuk ka qenë shumë e angazhuar për të zhvilluar shumë turizmin, kur dihet që Kosova ka mbetur vetëm në një Divizion të Turizmit.
“Besoj që kjo tregon që turizmi në Kosovë, nuk është në prioritetet e Qeverisë së Kosovës”, ka thënë ai për RTKlive.
Sipas tij, është dashur që institucionet e vendit të punojnë shumë më tepër rreth turizmit. “Ky sektor është shumë profitabil në të gjitha aspektet ekonomike dhe për këtë do të gjeneron edhe vende pune që Kosova ka shumë nevojë për ta”, ka thënë Hoti.
Por Hysen Sogojeva, zyrtar i lartë i hotelerisë dhe standardeve turistike, në MTI tha se promovimi i vlerave turistike të Kosovës në panaire të ndryshme, dukshëm ndikon në rritjen e numrit të turistëve, sepse ata kanë mundësi të njihen me për së afërmi me vlerat turistike që i posedon Kosova.
“Në këtë drejtim luajnë rol edhe hapja e Zyrave Rajonale, zyrave informative turistike nëpër disa komuna, departamentet ekzistuese të turizmit nëpër komuna, ministritë relevante, shoqatat dhe asociacionet turistike si dhe punëtorë dhe njerëz të fushës së turizmit po ashtu ndikojnë që këto vlera të promovohen në forma të ndryshme të cilat nuk janë të pakta”, ka thënë ai.
Sogojeva, ka bërë me dije se në TM 2 2016 numri i vizitorëve në Kosovë, ka qenë 33 290 vizitorë, apo 36.08 % kanë qenë vizitorë vendor, kurse 63.92 % të vizitorë të jashtëm. Numri i bujtjeve në TM 2 2016 ishte 49 639 bujtje, 33.28 % e bujtjeve janë nga vendorët dhe 66.72 % janë të huaj.
“Në bazë të numrit të vizitorëve ndërkombëtar, numri më i madh i turistëve, në vitin 2015 ( sipas TM1, TM2, TM3 dhe TM4 nga ASK) është nga Shqipëria, Gjermania, SHBA, Turqia, Zvicra, Kroacia, Austria, Maqedonia, Sllovenia, Serbia, Britania e Madhe, Italia etj. Kurse në vitin 2016, nga Shqipëria, Turqia, SHBA, Gjermania, Zvicra, Austria, Italia, Serbia, Maqedonia, Britania e Madhe etj”, ka thënë Sogojeva për RTKlive.
Ndryshe media të ndryshme ndërkombëtare, për disa vite rresht kanë rekomanduar Kosovën si vend që duhet të vizitohet, duke rekomanduar që të vizitohet Brezovica, Bjeshkët e Sharrit, Maja e Lubotenit, Burimi i Drinit, Liqenet e Mirushës, Gjeravica, Novobërda, Gryka e Rugovës etj. /RTKLive/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Elen Energy fiton projektin e ri solar SVB 3MW në Istog, Kosovë – Një hap drejt së ardhmes së qëndrueshme

Eurokoha zbulon sekretin si t’i kaloni pushimet e ëndrrave në Turqi me 40% zbritje

Reagon Murati: Mbi 23 mijë lëndë përmbarimore kundër komunave në vlerë 35.8 milionë euro

Kosovarët përgatiten për shtrenjtim të mundshëm të rrymës, gjatë 2023-ës ishte rritur për 15 për qind

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Zbulohet identiteti i gruas së dytë të Feros - ka një ngjashmëri të madhe me Arbenitën

Videoja e cila po shpërndahet me të madhe, Egli Tako pranon se po merr antidepresantë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4

Real Madridi po përgatit një ofertë të madhe për transferimin e yllit të PSG-së

E dashura e re e yllit të Real Madridit, dikur pjesë e faqeve 'online' për eskorta? Jude Bellingham në qendër të vëmendjes për lidhjen e tij të re

Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe