LAJMI I FUNDIT:

Kosova dhe Turqia do t’i shkëmbejnë përvojat për të rritur punësimin

Kosova dhe Turqia do t’i shkëmbejnë përvojat për të rritur punësimin

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica po qëndron në vizitë zyrtare në Republikën e Turqisë.

Në ditën e parë të vizitës, ministri Reçica ka takuar ministren e Punës dhe Sigurimeve Sociale, Zhylide Sarieroglu. Ministri Reçica falënderoi Sarieroglu për mbështetjen e Republikës së Turqisë dhënë Republikës së Kosovës, si në aspektin e njohjes së shtetit të Kosovës, po ashtu edhe në zhvillimin ekonomik të saj.

Sarieroglu i dëshiroi mirëseardhje ministrit Reçica dhe njëkohësisht e uroi për pozitën e tij si ministër, duke shprehur gatishmërinë e dikasterit që ajo udhëheq për bashkëpunim dhe mbështetje.


Ministri Reçica e njoftoi ministren Sarieroglu për gjendjen ekonomiko-sociale në Kosovë duke theksuar se në Kosovë papunësia është e lartë dhe ministria që drejton është duke ndërmarrë masat e nevojshme për zbutjen e saj, përmes aftësimit profesional të të papunëve, përmes projekteve të vetëpunësimit dhe subvencionimit të pagave për kohë të caktuar.

Me këtë rast, Sarieroglu i ofroi Ministrit Reçica bashkëpunim në shkëmbimin e përvojave. Republika e Turqisë ka një përvojë shumë të madhe dhe një model shumë të mirë, të cilin e ka realizuar për zbutje të papunësisë në vend, përmes aftësimit profesional dhe edukimit në vendin e punës.

Ministri Reçica kërkoi të shikohen edhe mundësitë e bashkëpunimit në aspektin e punësimit sezonal të qytetarëve të Kosovës në Turqi.
Të dy ministrat u dakorduan që të nënshkruajnë një marrëveshje bashkëpunimi në mes të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale të Kosovës dhe Ministrisë së Punës dhe Sigurimeve Sociale të Republikës së Turqisë, për të mundësuar bashkëpunimin në fusha të veçanta, me rëndësi për të dyja vendet tona.

Ministri Reçica e falënderoi Sarieroglu dhe e ftoi për një vizitë zyrtare në Kosovë.
Te dy ministrat vlerësuan lart vizitën dhe treguan gatishmërinë e vazhdimit të komunikimit të ndërsjellë. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Super Viva sjell

Super Viva sjell "Ofertën që ta gëzon zemrën" për Ramazan!

Ekonomi
Petrol Company: Çmime të ulëta, zbritje ekskluzive dhe shpërblime fantastike!

Petrol Company: Çmime të ulëta, zbritje ekskluzive dhe shpërblime fantastike!

Ekonomi
Shijoni Iftarin me 'Pire të Arta' - Shija përfekte për Ramazan

Shijoni Iftarin me 'Pire të Arta' - Shija përfekte për Ramazan

Ekonomi
Afati i aplikimit po afron për bursa për studentë nga Kosova për studime Bachelor dhe Master në CITY College

Afati i aplikimit po afron për bursa për studentë nga Kosova për studime Bachelor dhe Master në CITY College

Ekonomi
Mashtrimet bankare përmes E-mail-eve dhe SMS-ve: 36 raste të keqpërdorimit të kartelave në 2024 – BQK dhe SHBK rrisin masat e sigurisë

Mashtrimet bankare përmes E-mail-eve dhe SMS-ve: 36 raste të keqpërdorimit të kartelave në 2024 – BQK dhe SHBK rrisin masat e sigurisë

Ekonomi
Orav: Kosova mund të përfitojë nga Plani i Rritjes 880 milionë euro për zbatimin e Agjendës së Reformave

Orav: Kosova mund të përfitojë nga Plani i Rritjes 880 milionë euro për zbatimin e Agjendës së Reformave

Ekonomi
Kalo në kategori