Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Nenad Rikalo, me ftesë të Ministrit të Bujqësisë së Turqisë, Ahmet Eşref Fakibaba, po merr pjesë në edicionin e 13-të të Panairit Ndërkombëtar për Bujqësi dhe Blegtori, i cili po mbahet në Izmir të Turqisë.
Në hapje të panairit kanë marrë pjesë edhe ministra e zyrtarë tjerë të lartë shtetërorë nga vende të ndryshme të botës.
Ndërkohë, ministri Rikalo është takuar me homologun e tij turk, Ahmet Eşref Fakibaba. Të dy ministrat biseduan për mundësitë e bashkëpunimit të mëtutjeshëm në mes të dyja vendeve.
Gjatë këtij takimi të dy ministrat janë pajtuar për nënshkrimin e një marrëveshje tregtare për eksportin e produkteve kosovare me origjinë shtazore dhe bimore, si dhe bagëtive të ndryshme në Turqi.
Në ditët në vazhdim, ata janë pajtuar që të formojnë edhe grupet punuese për jetësimin e kësaj marrëveshje në mes të dyja vendeve. Ministri e falënderoi homologun turk për gatishmërinë e treguar në vazhdimësi që të ndihmojë Kosovën në zhvillimin e mëtutjeshëm në sektorin e bujqësisë dhe theksoi se me realizimin e kësaj marrëveshje hapet një epokë e re e zhvillimit të sektorit bujqësor në mes të dyja shteteve. Nga ana tjetër, ministri Fakibaba shprehi gatishmërinë që krahas kësaj marrëveshje, do të vazhdojnë të ofrojnë mbështetje për Kosovën në fuqizimin e mëtejmë të këtij sektori.
Po ashtu, ministri Rikalo është takuar edhe me Ministrin e Bujqësisë të Irlandës, me të cilin kanë diskutuar edhe për mënyrat e bashkëpunimit në mes të dyja, e në veçanti në fushën e edukimit dhe trajnimit të fermerëve në fusha të ndryshme të bujqësisë. Të dy ministrat u pajtuan që të ketë komunikim të vazhdueshëm në mënyrë që të shihen mundësitë për projekte konkrete të bashkëpunimit. Po gjatë kësaj kohe, ministri është takuar edhe me ministrin e Bujqësisë të Katarit, me të cilin kanë diskutuar për mundësitë e bashkëpunimit në mes të dyja vendeve në sektorin e bujqësisë.
Gjatë kësaj vizite, ministri Rikalo, i cili është i shoqëruar nga Sekretari i Përgjithshëm i ministrisë, Kapllan Halimi dhe Drejtori i Departamentit të Analizave Ekonomike dhe Statistikave Bujqësore, Ekrem Gjokaj, kanë realizuar takime me përfaqësues institucionesh të vendeve të ndryshme të botës, si dhe përfaqësues tjerë të biznesit, me qëllim të hapjes së mundësive për bashkëpunim mes tyre dhe prodhuesve nga Kosova. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë