LAJMI I FUNDIT:

​Kosova dhe Shqipëria me platformë të përbashkët digjitale të arsimit parauniversitar

​Kosova dhe Shqipëria me platformë të përbashkët digjitale të arsimit parauniversitar

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj dhe ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë e Shqipërisë, Besa Shahini, sot në ambientet e shkollës “Faik Konica” në Prishtinë prezantuan Platformën e përbashkët digjitale të arsimit parauniversitar të Kosovës dhe Shqipërisë.

Likaj theksoi se, kjo Platformë për mësim në distancë është në vazhdën e një bashkëpunimi shumëvjeçarë dhe të shkëlqyeshëm, të cilin e kanë Ministria e Arsimit e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë.

Ministri bëri të ditur se, Ministria e Arsimit e Shqipërisë ia dhuron falas Ministrisë së Arsimit të Kosovës Platformën për mësimin në distancë, por njëkohësisht edhe MASh do të vë në dispozicion të Ministrisë së Arsimit të Shqipërisë platformat e saj.


Me këtë rast, Likaj ka ftuar prindërit dhe mësimdhënësit që t’i udhëzojnë fëmijët që të kujdesen për shëndetin e tyre, të mësuesve, familjarëve të tyre dhe për shëndetin e përgjithshëm.

Ndërsa, ministrja Besa Shahini shprehu besimin e saj se, pas përgatitjeve të cilat janë bërë dhe duke zbatuar në mënyrën më të mirë masat mbrojtëse, do të arrijmë të fillojmë një vit të mbarë shkollor.

Ministrja Shahini, po ashtu theksoi se, kthimi i nxënësve në bankat shkollore është me interes të lartë kombëtar.

Ndër të tjera, të dy ministrat biseduan edhe për konkretizimin e marrëveshjeve të tjera në të mirë të ngritjes së cilësisë së arsimit të dy vendeve, ndërkaq të gjithë nxënësve në Republikën e Kosovës dhe atë të Shqipërisë iu uruan një vit të mbarë shkollor./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Politikë
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Politikë
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht

Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht

Politikë
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Politikë
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë

Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë

Politikë
Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Politikë
Kalo në kategori