LAJMI I FUNDIT:

Kosova dhe Shqipëria në mbështetje të aktiviteteve të diasporës shqiptare

Kosova dhe Shqipëria në mbështetje të aktiviteteve të diasporës shqiptare

Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi, në kuadër të Forumit Ndërkombëtar “Ulpiana”, që u zhvillua në Prishtinë, ka pritur në takim zëvendësministren për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Silda Anagnosti Çepe.

Bëhet e ditur se zëvendësministret Gashi dhe Anagnosti Çepe e vlerësuan rëndësinë e forumit “Ulpiana” si një platformë e veçantë për diskutimin e rolit të diasporës shqiptare dhe angazhimit të saj në proceset diplomatike dhe zhvillimore. Diskutimi u përqendrua në agjendën dhe prioritetet e përbashkëta të Kosovës dhe të Shqipërisë për mbështetjen dhe fuqizimin e aktiviteteve të diasporës shqiptare.

“Zëvendësministrja Gashi e falënderoi homologen e saj për pjesëmarrjen dhe mbështetjen e dhënë në identifikimin e mekanizmave inovativë për përfshirjen e diasporës në sektorët kyç të zhvillimit ekonomik, kulturor dhe social. Të dyja palët u dakorduan për rëndësinë e bashkërendimit të aktiviteteve dhe projekteve konkrete, duke e kthyer diasporën në një partner kyç për zhvillimin dhe avancimin e prioriteteve strategjike të dy vendeve”, thuhet në njoftimin e zyrës për informim të MPJD-së.


Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Një person plagoset, tre të tjerë marrin lëndime trupore në Klinë - arrestohen dy të dyshuar

Një person plagoset, tre të tjerë marrin lëndime trupore në Klinë - arrestohen dy të dyshuar

Kronika e Zezë
Policia kërkon informacione për identifikimin e një personi të dyshuar për vjedhje

Policia kërkon informacione për identifikimin e një personi të dyshuar për vjedhje

Kronika e Zezë
Pasuria e konfiskuar e Mijallkovit dhe Gruevskit del në ankand

Pasuria e konfiskuar e Mijallkovit dhe Gruevskit del në ankand

Politikë
​Ndahet nga jeta Bajram Qerkini nga shoqata e të pagjeturve

​Ndahet nga jeta Bajram Qerkini nga shoqata e të pagjeturve

Lajme
“Kam gjetur parregullsi në këtë gjykatë”, komandant Hoxha nis dëshminë në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

“Kam gjetur parregullsi në këtë gjykatë”, komandant Hoxha nis dëshminë në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Drejtësi
Kalo në kategori