Sipas të dhënave zyrtare, deri më tani vlera e importit për vitin 2016 ka arritur në 2.86 miliardë euro. Nga kjo shumë mbi 99 milionë euro janë produkte që janë importuar nga Shqipëria.
Në anën tjetër, vlera e eksportit deri në fund të muajit tetor ka qenë rreth 300 milionë euro. Nga kjo shumë në Shqipëri janë eksportuar produkte me vlerë 15 milionë euro.
Në saje të bashkëpunimit ekonomik janë investuar miliarda euro në infrastrukturë. Autostrada Durrës – Kukës – Morinë që lidh Kosovën me Shqipërinë, e quajtur “Ibrahim Rugova”, ka lehtësuar qarkullimin e mallrave nga të dyja palët. Përveç kësaj, ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë janë nënshkruar edhe disa marrëveshje për bashkëpunim ekonomik, por edhe në fusha të tjera.
Në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive, e cila u mbajt të hënën në Korçë, ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani dhe ministri i Financave dhe Ekonomisë së Shqipërisë, Arben Ahmetaj, kanë nënshkruar memorandum bashkëpunimi në mes të Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë – KIESA dhe Agjencisë Shqiptare për Zhvillimin e Investimeve – AIDA.
Njohësit e çështjeve ekonomike dhe prodhuesve vendorë nga Kosova kanë bërë me dije se bashkëpunimi ekonomik në të dyja anët e kufirit mbetet për t’u dëshiruar.
Njohësi i çështjeve ekonomike dhe pronari i kompanisë “Meka”, Burim Piraj, ka thënë për gazetën “Epoka e re” se volumi i eksportit tani është në rritje e sipër por, sipas tij, procedurat e eksportit duhet të thjeshtohen më shumë dhe të liberalizohet tregu në mes të Kosovës dhe Shqipërisë. “Ne si kompani jemi shumë të kënaqur me bashkëpunimin me Shqipërinë. Kemi një ose dy eksporte në javë dhe ka më shumë se një vit që nuk kemi hasur në më të voglin problem. Volumi i eksportit nuk është shumë i madh, por është korrekt, me tendenca të shtimit. Mendojmë se procedurat eksportuese duhet të thjeshtësohen edhe më shumë dhe të liberalizohet tregu në mes të Kosovës dhe Shqipërisë ashtu që për te dyja anët e kufirit të krijohet një treg prej pesë milionë konsumatorëve që do të mundësonte një zhvillim shumë më të madh të ekonomive tona”, ka thënë Piraj.
Ai ka shtuar se në etapën politike në të cilën ndodhemi si vend, Kosova ballafaqohet me barriera të shumta jotarifore nga vendet evropiane. Sipas Pirajt, lidhja me Shqipërinë me liberalizim të tregut do të kishte ndikim shumë të madh, sidomos të prodhimet me prejardhje shtazore.
Ndërkaq drejtori ekzekutiv i Klubit të Prodhuesve të Kosovës, Astrit Panxha, ka thënë për gazetën “Epoka e re” se Shqipëria dhe Kosova duhet të kenë unifikim ekonomik. “Për këtë fesë të 28 Nëntorit dua të them se sa iu përket aspekteve ekonomike Kosova dhe Shqipëria duhet të kenë një unifikim dhe një plan strategjik të bashkëpunimit ekonomik për t’i rritur eksportin dhe importin në mes të dy shteteve”, është shprehur Panxha./Epoka e Re/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Më në fund Vespa vjen seriozisht në Kosovë!

Liberalizimi i tregut të energjisë, ZRRE del me njoftim zyrtar

Roli i hidratimit të organizmit gjatë muajit të Ramazanit me filtrin e ujit Camelot!

Shijo croissant INTERESANT Coop në Super Viva!

Blej më të mirën dhe kurse me Petrol Company!

Çmimet në “qiell”, qytetarët ankohen për shtrenjtimin e perimeve

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker