LAJMI I FUNDIT:

Kosova bën pa ‘Republikë’, por jo pa veriun e saj

Çështja e veriut të Kosovës nuk është çështje e një cope të atdheut, por është përcaktuese nëse mund të funksionojë apo jo Kosova si shtet

Ambasadorët Fitou dhe Reichel


Ambasadorët e akredituar në Prishtinë, francezi Jean – Francois Fitou dhe gjermani Ernst Reichel, siguruan se Gjermania dhe Franca shpesh nuk e përdorin emërtimin Republikë dhe nuk bëhet kiameti. Kjo është e vërtetë dhe këshilla e tyre është më se miqësore. Gjermania e Franca janë republika të njëmendta dhe askush nuk e konteston të qenit shtet e as pavarësinë e tyre. Me fjalën Republikë apo pa të Gjermania është Gjermani dhe Franca është Francë, por Kosovës jo vetëm që gjysma e botës ia konteston të qenit shtet, por edhe vetë patriotët e Kosovës akoma nuk janë të bindur në këtë. Shih për këtë, fjala Republikë sikur u ndihmon në forcimin e vetëbesimit se Kosova është shtet. Shikoni një numër të madh ligjesh të nxjerra nga Parlamenti i Kosovës ku fjala Republikë përdoret vend e pavend.

Në një hartim ligji ku merrja pjesë dhe unë si i interesuar, në propozim ligj kishte edhe togfjalësha si “televizionet e Republikës së Kosovës” në vend se “televizionet e Kosovës”, sepse fjala ishte për televizionet publike e private që veprojnë në Kosovë, sepse në po atë ligj thuhej se në Kosovë nuk ka televizion shtetëror. Por, deputetët dhe shumë të interesuar të tjerë as që e kuptonin dallimin mes Kosovës si vend dhe Republikës së Kosovës si shtet dhe insistonin që emri Republikë të futej gjithkund përbri emrit Kosovë edhe atëherë ku nuk e kishte vendin. Në insistimin tim që të hiqej emri Republikë gjithandej ku nuk e kishte vendin dhe që përbënte nonsens, deputetet insistonin qe të mbetej derisa nënkryetari i Parlamentit më tha: “leri se këta njëherë duhet të ngopen me fjalën ‘Republikë’, e tek pastaj mund të mësojnë se çfarë është Republika”.

Republika e Kosovës – forma apo thelbi?

Në një situatë problematike çfarë ndodhet Kosova ku imponohen kompromiset, këshilla e ambasadorëve miq të Kosovës është që të lëshojmë pe tek gjërat formale dhe t’u qasemi gjërave thelbësore. Në këtë rast përmendja apo jo emrit Republikë është fakt formal karshi faktit thelbësor se Kosova a merr a po jo pjesë në tubimet rajonale e ndërkombëtare.
Deri më tani në këto tubime organizatori i tubimit është detyruar të zgjedh se a ta thërras Kosovën apo Serbinë. Nëse shteti nikoqir ka qenë mik i Serbisë nuk e ka ftuar Kosovën, nëse shteti nikoqir ka qenë mik i Kosovës i ka ftuar edhe Kosovën edhe Serbinë, por Serbia ka bojkotuar takimin.

Nëse gjendet kompromisi i propozuar nga miqtë tanë atëherë Kosova do të merr pjesë në të gjitha këto nisma dhe tubime rajonale krahas Serbisë. Kjo është një mundësi e mirë pasi përfaqësuesit kosovarë kanë rast të takohen me përfaqësuesit e Serbisë dhe të shteteve që nuk e kanë njohur Kosovën dhe kësisoj të natyralizohen si pjesëmarrës dhe palë në këto takime. Natyrisht, ky do të jetë një hap më tutje në forcimin e Kosovës si shtet, por edhe hap drejt njohjes së pavarësisë së Kosovës nga ana e Beogradit. Natyrisht, ky kompromis nuk pengon që në përdorim të brendshëm dhe në marrëdhëniet bilaterale me shtetet që njohin pavarësinë e Kosovës, të përdoret fjala Republikë aty ku e ka vendin.

Veriu i Kosovës është çështje thelbësore

Problemi thelbësor për Kosovën do të jetë çështja e veriut të Kosovës. Aty jo vetëm që ka rëndësi se si do të definohen raportet, por edhe emërtimet për këto raporte. Realiteti në teren është frikësues. Madje edhe opinioni i krijuar “le të kryhet kjo punë qysh do qoftë veç le të kryhet”, është shumë trishtues. Një akademik nga Prishtina më tha se çfarë mund të bëhet më keq nga kjo çfarë është tani.

U detyrova t’ia them një të vërtetë banale. Kosova ka energji elektrike ngase punon KEK-u, po KEK-u nuk kish për të punuar fare pa ujin që merr nga Liqeni i Gazivodës. KEK-u merr ujë nga ky liqen ngase atë e ka nën kontroll KFOR-i. Tani gjithë çështja shtrohet se kush do ta kontrollojë këtë pasuri publike pasi KFOR-i të shkojë nga Kosova. Nëse kjo u mbetet serbëve nën kontroll, atëherë KEK-u pa ujë – e gjithë Kosova pa energji elektrike. Jo kjo nuk ndodh, por KEK- do të detyrohet ta blejë ujin me para për çmimin që do ta caktojnë serbët. Dhe kësisoj Kosova do të jetë gjithnjë e varur.

Mund të ndryshojë qasja e ideologjia, por jo interesi

Për më keq, kjo gjë nuk do të ndryshojë me ndryshimin e qasjes së Serbisë ndaj Lindjes apo Perëndimit, sepse politika e jashtme e Serbisë apo ideologjitë politike të pushtetarëve të saj mund të ndryshojnë, ajo mund të bëhet më pak apo më shumë miqësore ndaj Kosovës, më pak apo më shumë armiqësore ndaj Kosovës, por interesi i saj nuk ndryshon. Sado që Serbia në të ardhmen të bëhet dashamire e shqiptarëve dhe e Kosovës, ujin s’do t’ia falë, por do t’ia shesë. Madje nëse e hidhërojmë shumë ndonjëherë mund të mos na e jep fare.

Ajo që mund të ofrohet si kompromis që veriu nuk do të ndahet, por të bëhet republikë në kuadër të një federate Kosovare, nuk është kompromis, por shuarje e ëndrrës për pavarësi të Kosovës. Çështja e veriut të Kosovës nuk është çështje e një cope të atdheut, por është përcaktuese nëse mund të funksionojë apo jo Kosova si shtet.

Në trend

Më shumë
Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet

Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet

Boks
Besnik Berisha: Enver Sekiraqa nuk është arratisur

Besnik Berisha: Enver Sekiraqa nuk është arratisur

Lajme
Aeroplani “i rrëzuar” i presidentit të Iranit, thuhet se tanimë ka pasur një kontakt me pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit

Aeroplani “i rrëzuar” i presidentit të Iranit, thuhet se tanimë ka pasur një kontakt me pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit

Botë
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Lajme
Ato që dimë deri tani rreth aeroplanit “të rrëzuar” të presidentit të Iranit

Ato që dimë deri tani rreth aeroplanit “të rrëzuar” të presidentit të Iranit

Botë
Fajde nga zyrtari policor - rrëfimi i viktimës se si e humbi pronën

Fajde nga zyrtari policor - rrëfimi i viktimës se si e humbi pronën

Drejtësi
Kalo në kategori