LAJMI I FUNDIT:

Kosova afër 97% të rrymës e prodhon nga thëngjilli

Kosova afër 97% të rrymës e prodhon nga thëngjilli

Kosova është vendi më i varur nga thëngjilli në rajon, me 97 për qind të energjisë elektrike të prodhuar nga thëngjilli në vitin 2014, ndërsa pastaj vijojnë Maqedonia dhe Serbia në vendin e dytë dhe të tretë, me 69.5 për qind dhe 64.8 për qind.

Në krahasim, BE-ja ka gjeneruar 26.3 për qind të energjisë elektrike nga thëngjilli në vitin 2014.

Këta janë rezultatet e raportit “Energji e qëndrueshme: deri ku është Evropa Juglindore (EJL) në pesë vitet e fundit? Raport vëzhgues për energjetikë në EJL në vitin 2016”, të publikuar nga organizatat qytetare në rajon.


Në raport citohet se ka përparim, edhe pse i pabarabartë, në drejtim të rritjes së përmbajtjes në sektorin energjetik në Evropën Juglindore

Sipas raportit emisionet e përgjithshme të CO2, humbjet e energjisë elektrike dhe intensiteti energjetik janë zvogëluar në shumicën e vendeve në rajon, por është bërë përparim i madh në rritjen e pjesëmarrjes së diellit dhe energjisë nga era në prodhimtarinë e përgjithshme të energjisë elektrike si dhe te lufta kundër korrupsionit.

Lista e rezultateve, që përfshin shtatë vende dhe krahasim të të dhënave nga viti 2010 dhe 2014/2015, ka për qëllim t’i plotësojë raportet e Komisionit Evropian për përparimin.

Politika e qëndrueshme energjetike për Evropën Juglindore është projekt i 18 organizatave qytetare të partneritetit nga rajoni (Shqipëria, Bosnja e Hercegovina, Kroacia, Kosova. Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia) dhe nga BE-ja.

Projekti ka për qëllim t’i nxitë organizatat qytetare dhe qytetarët më mirë të ndikojnë në politikën dhe praktikën drejt të ardhmes energjetike më të drejtë, më të pastër dhe më të sigurt të EJL-së. /Telegrafi/