Kosova nesër shënon 17-vjetorin e pavarësisë së saj. Që nga formimi i shtetit, në Kosovë kanë qeverisur pothuajse të gjitha subjektet politike në vend.
Për këto vite, Kosova nuk ka arritur të krijojë qëndrueshmëri ekonomike. Përveç kësaj, nga qershori i viitit 2023 vendi mbetet nën sanksione nga Bashkimi Evropian si rrjedhojë e situatës së krijuar në veri.
Përkundër që komuniteti i biznesit kërkoi vazhdimisht nga Qeveria të ketë në prioritet zhvillimin ekonomik dhe njëkohësisht t’u dal në mbështetje bizneseve, ekzekutivi nuk i plotësoi pritshmëritë e tyre. Ani se sekrori privat konsiderohet garancë e zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik.
Sfidë tjetër për shtetin më të ri në Evropë mbetet edhe shkalla e lartë e varfërisë dhe numri i madh i papunësisë krahasuar me vendet e rajonit. Sipas raportit të fundit të Bankës Botërore vetëm 37 për qind e popullsisë së aftë për punë janë të punësuar në Kosovë.
Shteti më i ri në Evropë e më gjerë, Kosova mbetet një vend jo tërheqës për investime të huaja, sidomos nga kompanitë dhe markat e mëdha botërore. Sipas BQK-së, Investimet e Huaja Direkte nga janari deri në shtator 2024 arritën vlerën e 657.3 milionë eurove, që sipas ekspertëve të ekonomisë kjo tregon se ritmi i rritjes së investimeve ka pësuar një ngadalësim. Në aspektin sektorial, aktivitetet e patundshmërisë dominuan investimet e huaja direkte.
Profesori i ekonomisë Ilir Hajdini ka përmendur disa të arritura për këto 17 vite shtet në sektorin e ekonomisë.
Ai thotë se pas mvetësisë, vendi investoi miliarda euro në infrastrukturë rrugore, si dhe për ndërtimin e dy autostradave, atë që lidhë vendin me Shqipërinë “Ibrahim Rugova”, si dhe autostrada tjetër “Arbën Xhaferi” në drejtim të Shkupit.
“Kosova 20 vitet e fundit ka pasur një ngritje të vazhdueshme ekonomike. Projektet më të theksuara që ja vlen me u përmend, kanë qenë autostrada që e ndërlidh Kosovën me Shqipërinë, ajo “Ibrahim Rugova” dhe autostrada tjetër mes Prishtinës dhe Shkupit… Në sektorin e energjetikës po ashtu kemi pasur një bashkim të tregut të Kosovës me Shqipërinë, i cili u mundësua prej investitorëve gjermanë… Në kuadër të investimeve të huaja, që kanë ndodhur, e kemi përjetuar një rritje të ngadalshme”, ka shtuar Hajdini.
Eksperti i ekonomisë, Safet Gërxhaliu është shprehur për KosovaPress se është koha për të ndjekur trendët evropiane dhe globale në aspektin ekonomik.
“Vet fakti që sot nuk kemi investime, investitorë të huaj, është dëmi më i madh. Besoj që gjithçka mund të quhet krenari e Kosovës këto 17 vitet e fundit, është fakti që sektori privat vërtetë ka avancuar shumë më tepër se politika. Është edhe fakti që kontributi i diasporës ka qenë mjaft evident në aspektin ekonomiko social në Kosovë, por tani, duhet të kemi një dialog, duhet me të vërtetë të avancohet ky partneritet, sepse vetëm në këtë mënyrë mund të ecët përpara. Është koha kur duhet t’i ndjekim trendët evropiane dhe globale jo gjithmonë të mendojmë të kaluarën.. Promovimi i atyre produkteve me shumë sfida të prodhuara në Kosovë, në arenën ndërkombëtare, është diçka që e bënë krenare ekonominë e Kosovës. Vetëm sektori privat është garancë e zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik”,është shprehur Gërxhaliu.
Sipas ish-ministrit të Tregtisë dhe Industrisë, Ismet Mulaj pas pavarësisë ka pasur reforma strukturore me interes për bizneset e Kosovës, por të cilat ai thotë se nuk ishin të mjaftueshme.Mulaj potencon se do të duhej që legjislacioni për ekonomi, t’i përshtatej zhvillimeve të reja që janë në Kosovë.
“Ka pasur realisht reforma strukturore me interes për bizneset e Kosovës, por jo të mjaftueshme. Ne kemi filluar prej zeros, vitet e para sidomos pas lufte kanë qenë vite të rindërtimit të Kosovës të nisjes së një jete të re. Është dashur të ndërtohet legjislacioni i ri, ka qenë legjislacion i parashikueshëm jo i bazuar në realitet që ka pasur Kosova për shkak se Kosova nuk ka pasur ndonjë ekonomi të zhvilluar. Paslufta ka krijuar një lloj tradite, sipas shpalljes së pavarësisë dhe qeveritë i kanë zhvilluar disa nga reformat, ka pasur tre pako fiskale reformash me interes për Kosovën. Por dinamika, është më e shpejtë dhe do të duhej legjislacioni për ekonomi t’i përshtatej zhvillimeve të reja që janë në Kosovë”, ka thënë Mulaj.
Kosova importon shumicën e produkteve nga shtetet fqinje, botës dhe ato të Bashkimit Europian. Eksportet e mallrave sipas Doganës së Kosovës janë shifra simbolike, kështu ende është rritur deficiti tregtar në raport me importin. Njëkohësisht në tri katër vitet e fundit ka shënuar rritje edhe importi. Gjatë vitit 2024, Kosova ka eksportuar mallra në vlerë 889 milionë euro, ndërsa, ka importuar 6. 38 miliardë euro, që ka arrit shkallën më të lartë të importit që nga paslufta.
Në vitin 2023 vlera e eksporteve ka qenë 819 milionë euro, importi po ashtu 5 miliardë 878 milionë euro.
Në vitin 2022 eksportet kanë qenë 920 milionë euro, importet 5 miliardë e 639 milionë euro, më 2021 ishin 755 milionë eksporte, kurse importet 4 miliardë e 684 milionë euro. Më 2020, vlera e eksporteve 474 milionë euro, 3 miliardë e 296 milionë importe. Në vitin 2023 vlera e eksporteve ka qenë 819 milionë euro, importi po ashtu 5 miliardë 878 milionë euro
Për këto vite të pavarësisë, vendi ngeci në ndërtimin e hekurudhave dhe në zhvillimin e ndërmarrjeve publike siç janë “Trepça”, “Infraskosi” dhe Telekomi.
Ndonëse një arritje e shumë pritur për vendin ndodhi më 1 janar 2024, liberalizimi i vizave për të lëvizur qytetarët lirshëm në zonën Schengen.
Kështu pas shpalljes së pavarësisë, Kosova ka arritur të anëtarësohet gati në të gjitha organizatat financiare ndërkombëtare, në Bankën Botërore, në Fondin Monetar Ndërkombëtar, në Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, por jo edhe në Byronë e Kartonit të Gjelbër që mbetet kusht për anëtarësim e vendit tonë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.
Pas mvetësisë, vendi investoi miliarda euro në infrastrukturë rrugore, si dhe për ndërtimin e dy autostradave, atë që lidhë vendin me Shqipërinë “Ibrahim Rugova”, si dhe autostrada tjetër “Arbën Xhaferi” në drejtim të Shkupit.
Kështu gjatë vitit 2009 Kosova shënoi një rritje ekonomike prej 5 për qind, kurse në vitin 2023 kjo normë ishte 3.5 për qind, si dhe në vitin 2024 rreth 4 për qind, të cilën njohës të fushës së ekonomisë e konsiderojnë të natyrshme dhe jo si rezultat të zhvillimit ekonomik.
Shteti më i ri në Evropë e më gjerë, më 2008 Kosova kishte një buxhet prej 1 miliard e 27 milionë euro, ndërsa një vit pas pavarësisë më 2009, Kuvendi i Kosovës miratoi buxhetin 1 miliard e 430 milionë euro. Kështu buxheti për vitin 2024 arriti 3.3 miliardë euro dhe më 2025 prej 3.6 miliardë eurosh.
Kosova shpalli pavarësinë më 17 shkurt 2008 dhe shtetësinë e saj deri tani e kanë njohur mbi 110 vende të botës. Vendi i fundit që e njohu Kosovën është Izraeli./KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Çmimi i arit arrin nivelin më të lartë të të gjitha kohërave](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_5-25-780x439.jpg)
Çmimi i arit arrin nivelin më të lartë të të gjitha kohërave
![Zgjidhje natyrale për kapsllëkun – Sekreti i influenceres Rina Sahatçiu](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/rssssss.png)
Zgjidhje natyrale për kapsllëkun – Sekreti i influenceres Rina Sahatçiu
![Eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik forcojnë bashkëpunimin me Kosovën](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/2a794aa8-7929-42f3-878f-3ec404809549-780x439.jpg)
Eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik forcojnë bashkëpunimin me Kosovën
![Formë e re testimi për patentë shoferë, zbatimi nis sot nga Ministria e Infrastrukturës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/08/patente-shoferet-780x439.jpg)
Formë e re testimi për patentë shoferë, zbatimi nis sot nga Ministria e Infrastrukturës
![Emona Center - Zgjedhja e parë për cilësi dhe kursime](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1672232372631255-780x439.jpg)
Emona Center - Zgjedhja e parë për cilësi dhe kursime
![Bashkohuni ne sesion informues të bursave për studime Bachelor dhe Master në CITY College, Universiteti i York Europe Campus në Selanik, Greqi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/DSC_0178-1130x635px-780x439.jpg)
Bashkohuni ne sesion informues të bursave për studime Bachelor dhe Master në CITY College, Universiteti i York Europe Campus në Selanik, Greqi
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/475106830_10161359208937759_2670445420116284854_n-780x439.jpg)
Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara
![Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-77-e1734330900442-780x439-1.jpg)
Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori
![Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/lcimg-83a3cb58-fcd8-4dce-8dbd-34da9d7318bf-780x439.jpeg)
Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/JEZUUU8-e1739916262598-780x439.jpg)
"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA
![Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/11/PDK-dhe-Mediat-foto-Ridvan-Slivova-1-780x439.jpg)
Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së
![Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/03/Ismet-Kryeziu-780x439.jpg)
Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame