Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett ka takuar dje drejtuesit e komuniteteve pakicë në Kosovë.

Gjatë këtij takimi është diskutuar për forcimin e demokracisë në vend.


"U takova dje me drejtuesit e komuniteteve pakicë për të diskutuar për rëndësinë e përfshirjes në forcimin e demokracisë dhe ruajtjen e identitetit të Kosovës, si një shtet i gjallë dhe multi-etnik", ka shkruar Kosnett. /Telegrafi/