Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett, tha se Kosova dallon shumë nga Afganistani. Sipas tij, mund të nxirren mësime nga situata atje.
Sipas ambasadorit, njëri prej tyre është korrupsioni, ku qytetarët në Afganistan konsideronin se Qeveria nuk po punonte mjaftueshëm për qytetarët e rëndomtë.
“Kosova dallon shumë nga Afganistani, por mendoj se këtu nxirren disa mësime të rëndësishme. Së pari, njerëzit do të shkruajnë libra, me siguri me shekuj, rreth asaj se çka ndodhi në Afganistan, pse ra Qeveria në Afganistan? Por mendoj se janë dy mësime të rëndësishme për Kosovën. E para, korrupsioni”, tha ai në një intervistë për Kallxo.com.
Ai tha se nga përvoja që ka në atë vend, populli atje nuk u beson talibanëve.
“Mendoj se shumica e popullit në Afganistan, e unë kam jetuar në Afganistan, njëjtë si edhe bashkëshortja ime, ata nuk i duan talibanët, nuk u besojnë talibanëve dhe ka shumë shqetësim rreth marrjes së vendit nga talibanët. Por, më duhet të them se shumica e popullit kurrë nuk ka ndjerë që qeveria qendrore në Kabul ka punuar mjaftueshëm për t’u kujdesur për qytetarët e rëndomtë. Ka pasur shumë brenga rreth korrupsionit dhe ndjenjës se populli vërtetë nuk ka mundur t’i besojë Qeverisë”, tha ai.
Dallimi sipas tij është se Kosova ka zgjedhur që përmes zgjedhjeve demokratike ka vendosur të bëjë ndryshim për luftim të korrupsionit.
Kosnett theksoi se Amerika nuk do e braktisë Kosovën siç ka bërë me Afganistanin.
Ai shtoi se ka një pajtim të madh mes aleatëve që KFOR të rrijë këtu pasi e konsiderojnë se luan rol të rëndësishëm në ruajtje të stabilitetit.
“Jo nuk do e braktisë. Por, më lejoni t’ju përgjigjem më gjerësisht. Besoj se në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si dhe në mesin e aleatëve tanë në NATO, ka mbështetje të fortë për të mbajtur KFOR-in. Ky është një aspekt. Por, KFOR-i nuk është vetëm dhuratë për Kosovën. Një ndër fushat e pakta ku njerëzit në Serbi dhe në Kosovë duket se pajtohen është se KFOR-i luan rol të rëndësishëm në mbajtjen e sigurisë dhe stabilitetit të dy vendeve”, ka thënë Kosnett.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Publikohen mesazhet e anëtarëve të kryesisë qendrore të LDK-së: Akuzat për vjedhje votash në diasporë

Familja Muçiqi fal gjakun pas aksidentit tragjik në Fushë Kosovë

“Burgim dhe ndalim të përhershëm”, Ambasada amerikane në Shqipëri paralajmëron aplikantët e vizave për në SHBA

Projekt shqiptaro-zviceran, vaji i ullirit nga zona e Elbasanit bën histori

Më 14 prill fillon "One Stop Shop" në mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës

Rama prezanton modelin e pasaportës shqiptare evropiane

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

A po shuhet përfundimisht dialogu Kosovë-Serbi? - Analistët në Beograd: Kosova s’është më temë

Aksident me fatalitet në Bresje të Fushë-Kosovës, mbyllet përkohësisht rruga Prishtinë-Pejë

Bota ngritet kundër Elon Muskut, 200 protesta në ditë kundër pronarit të Teslas

Goditeni nga rryma sa herë që prekni diçka? Ekspertët zbulojnë pse ndodh kjo dhe si të parandaloni

Prindërit e Gjestit thonë dy fjalë për Egli Takon, i kërkojnë falje familjarëve të saj

Bournemouth vendos çmimin për Antoine Semenyo – kërkohet nga tre klube të mëdha angleze