Festivali i Teknologjisë, KosICT, tashmë ka përfunduar përgatitjet e fundit organizative për edicionin e 12-të të festivalit më të madh në rajon i cili organizohet çdo vit nga Shoqata e Teknologjisë Informacionit dhe Komunikimit ne Kosove (STIKK). Që nga edicioni i parë në vitin 2011, KosICT në mënyrë të vazhdueshme ka sjellë invoacion e dije në fushën e teknologjisë. Andaj edhe këtë vit, nga data 13 deri më 14 tetor, festivali është gati të ofrojë një gamë të gjerë të aktiviteteve me diskutime interesante, ide të reja, dhe mundësi për rrjetëzim.
Temat kryesore të edicionit të 12-të
Tema e edicionit të 12-të është një sfidë ndaj të ardhmes, andaj KosICT synon të promovojë këtë sfidë me pasion përmes tri temave kryesore. Inteligjenca Artificiale, Siguria Kibernetike dhe Transformimi Dixhital.
Çfarë ju pret këtë vit?
KosICT 2023 nuk është thjesht një konferencë, është një festival ku një here në vit mblidhen figurat më me ndikim në botën e teknologjisë në Kosovë. Edicioni i këtij viti pritet të mirëpres 35 folës, mbi 100 kompani vendase dhe te huaja si dhe mbi 3 mijë pjesëmarrës, një pjesë e madhe e te cilëve janë drejtues kompanish duke theksuar rëndësinë e festivalit për lojtarët kryesorë të industrisë.
Ndërsa ora i afrohet edicionit të 12-të të KosICT, pritja po rritet, dhe për arsye të mirë. Me përkrahjen e sponsorit gjeneral, Pro Credit Bank dhe një gamë mbështetësish të tjerë, këtë vit, festivali premton një sërë aktivitetesh të përqendruara te teknologjia që do t’ju lënë të ngazëllyer, të informuar dhe të frymëzuar. Edicioni i 12 i KosICT do të mbahet në ambientet e Klan Arena në Prishtinë.
Dita 1, data 13 Tetor
Ditën e parë, nga ora 9:00 deri në orën 19:00, skena kryesore hapë siparin e konferencës me folës ndërkombëtarë dhe vendas. Ata do të ndajnë njohuri mbi temat kryesore të KosICT 2023 duke prezantuar trendet e fundit të teknologjisë dhe sfidat kryesore me të cilat do të përballemi.
Paralelisht me skenën e konferencës, panairi i kompanive te TIK dhe ai i startup-eve do t’ju ofrojnë te pranishmeve jo vetëm informacion por dhe argëtim me produktet dhe shërbimet e tyre novatore. Një hapësirë e dedikuar për biznes do te jete aktive gjatë gjithë ditës, ku kompani të TIK vendase dhe te huaja do të mbajnë takime B2B për të eksploruar mundësi të reja.
Nuk do të mungojë edhe në ketë edicion këndi i yjeve te ardhshëm të industrisë, Këndi i Zhvilluesve të Ardhshëm. Këtu, entuziastët e rinj të teknologjisë nga 7 deri në 16 vjeç do t’ju lënë me gojë hapur me talentin dhe kreativitetin e tyre.
Dita 2, data 14 Tetor
Dita e dytë e KosICT fokusohet në fuqizimin e zhvilluesve, inxhinierëve, studentëve dhe entuziastëve të teknologjisë për të eksploruar thellësitë e teknologjisë. Folës të profileve të ndryshme të teknologjisë do të mahnisin skenën e zhvilluesve me njohuritë e tyre, duke ju çuar në një udhëtim kompleks të botës së TIK-ut. Pavarësisht nëse jeni një profesionist i sprovuar ose sapo po filloni aventurën tuaj të teknologjisë, këtu ka diçka për të gjithë.
Panairi i Trailblazers dhe Panairi i Inovacionit do të vazhdojnë t’ju mahnitin me ofertat e tyre inovative. Plus, hapësira e B2B-ve e cila do te lidhe profesionistët e biznesit, sipërmarrësit dhe adhuruesit e startup-eve, duke ofruar një mundësi unike për bashkëpunim dhe rritje.
KosICT nuk ndalet në ndarjen e njohurive. KosICT eSports Showdown është një ngjarje emocionuese e lojërave ku konkurrentët do të shkojnë ballë për ballë në turneun e pare te Counter Strike 2. Dhe mos harroni Natën e KosICT, festën masive të mbylljes që siguron që ky festival i teknologjisë të përfundojë me një atmosferë elektrizuese.
Pra, çfarë po prisni? Merrni biletat tuaja tani dhe bashkohuni me ne më 13 dhe 14 tetor në KosICT 2023. Bëhuni pjesë e emocioneve, inovacionit dhe frymëzimit që ju pret! Shihemi atje!
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Eurokoha zbulon sekretin si t’i kaloni pushimet e ëndrrave në Turqi me 40% zbritje

Kompanitë energjetike çojnë kërkesë në ZRRE për rritjen e çmimit të rrymës në Kosovë

Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

A do t'i kishin veshur legjendat e futbollit atletet rozë të modës së fundit?

Peci: Brenda dy javësh hapet thirrja që fermerët të aplikojnë për subvencione

Nga kërkimi në sukses - Telegrafi Jobs!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania