Dita Ndërkombëtare kundër Korrupsionit respektohet çdo vit, më 9 dhjetor që prej miratimit të Konventës së Kombeve të Bashkuara më 2003. Dita e të Drejtave të Njeriut respektohet në botë më 10 dhjetor, në kujtesë të ditës kur Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara miratoi Deklaratën Universale të të Drejtave të Njeriut, më 1948. Unë nuk besoj se është thjesht rastësi fakti që këto dy ditë janë pranë njëra-tjetrës në kalendar. Sigurisht që ato kanë të njëjtin kuptim, një kujtesë në kohën e duhur se korrupsioni çon në shkelje të të drejtave të njeriut dhe se qëndron në thelb të shkeljes së shumë prej të drejtave të njeriut.
Korrupsioni është një sfidë globale dhe Shqipëria është e prekur seriozisht prej tij. Raporti i vitit 2015 i Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën në Sistemin e Drejtësisë citon disa pretendime, sipas së cilave gjyqtarët shqiptarë paguanin deri në 300,000 euro për t’u emëruar në gjykata rrethesh, ku do të mund të nxirrnin ryshfete edhe më të mëdha gjatë punës së tyre dhe se prokurorët pranonin ryshfete mbi 1000 euro për të mos ngritur akuza. Në vitin 2014, një ish-drejtor i një drejtorie rajonale arsimore u dënua me 9 vjet burg për pranim ryshfeti, në këmbim të emërimit të mësuesve në shkolla.
Thuajse 2 në çdo 3 biznese që morën pjesë në një anketë të OSBE-së të vitit 2015 thoshin se ryshfeti dhe korrupsioni ishin një kosto e pashmangshme e të bërit biznes në Shqipëri. Vazhdimisht ngrihen pretendime për blerje votash. Një mjedis i korruptuar i rrit kostot e të bërit biznes, rrit informalitetin, shkurajon investitorët e huaj, deformon tregjet dhe përparësitë në investime dhe dëmton besimin e publikut tek administrata. Brenda 22 muajve ka pasur rreth 16,000 denoncime nga qytetarët në portalin e unifikuar të qeverisë për ankesat rreth praktikave korruptive në zyrat e tatimeve, arsimit, shëndetësisë dhe autoriteteve të policisë.
Duhet të pranojmë se korrupsioni nuk është thjesht çështje financiare, por një faktor kyç që minon zhvillimin njerëzor, demokracinë dhe shtetin e së drejtës. Ai devijon fonde të caktuara për projekte zhvillimi, pakëson aftësinë e qeverive për të ofruar shërbime bazë dhe ushqen pabarazinë dhe padrejtësinë. Të cenuarit dhe të marxhinalizuarit – fëmijët, gratë, minoritetet etnike dhe personat me aftësi të kufizuara kanë në përgjithësi ndikimin më të vogël në shoqëri. Ata janë të pafuqishëm për t’u bërë rezistencë kërkesave për ryshfet dhe vuajnë më së shumti kur detyrohen të paguajnë. Për të pasurin, ryshfeti është thjesht bezdi. Të varfrin e rëndon aq shumë në financa, saqë mund të flejë pa ngrënë, ose edhe më keq.
Pamundësia apo refuzimi për të paguar mund të sjellin mohimin e paligjshëm të gjykimit në gjendje të lirë, vonesën e një operacioni zemre, lindjen e një fëmije pa ndihmë mjekësore, mosregjistrimin e një prone, trafikimin e një adoleshenti, një mjedis pune të pasigurt, refuzimin e një vize, mosndëshkimin e një përdhunuesi, ndotjen e një burimi, braktisjen e shkollës nga një fëmijë, ose mosdiplomimin e një studenti. Këto padrejtë- si shkelin të drejtat e garantuara nga Deklarata Universale e të Drejtave të Njeriut dhe konventa të tjera të të drejtave të njeriut, përfshirë të drejtën për proces të rregullt ligjor, të drejtën për arsim, të drejtën e jetës, të drejtën e shëndetit, të drejtën e pronës, të drejtën për mosdiskrimin, të drejtën për liri nga skllavëria apo robëria, të drejtën e votës së barabartë dhe universale. Të drejtat e njeriut mund të mbrohen plotësisht vetëm kur integriteti, llogaridhënia dhe transparenca përqafohen nga të gjithë aktorët shtetërorë.
Pavarësisht përparimit, të njohur nga OSBE-ja dhe partnerët e tjerë të Shqipërisë, korrupsioni mbetet një problem serioz për vendin. Pavarësia dhe efikasiteti i institucioneve të ngarkuara për të luftuar korrupsionin, mbeten ende të kufizuara, për shkak të presionit politik dhe kapaciteteve të dobëta administrative. OSBE-ja e mbështet luftën kundër korrupsionit, sepse ai cenon stabilitetin e sigurinë dhe kërcënon vlerat e përbashkëta të OSBE-së. Në Shqipëri, ne përqendrohemi te zvogëlimi i shkaqeve të korrupsionit, duke mbështetur veprimtaritë parandaluese, edukuese dhe ndërgjegjë- suese për antikorrupsionin. Kemi punuar me komunitetin e biznesit për hartimin e udhëzimeve praktike antikorrupsion, por edhe me shoqërinë civile për nxitjen e përdorimit të mekanizmave ankimues antikorrupsion, si edhe për të mundësuar monitorimin efikas të Planit Kombëtar të Veprimit kundër Korrupsionit. Ne i nxisim të rinjtë që të luftojë pranimin e ryshfetit nga shoqëria dhe rritjen e pjesëmarrjes publike dhe angazhimit qytetar në luftën kundër korrupsionit.
Në nivel vendor, kemi punuar me bashkitë për hartimin e masave antikorrupsion. Kuadri legjislativ dhe i politikave kundër korrupsionit është mbresëlënës, por më shumë duhet bërë nga autoritetet publike për zbatimin në praktikë të legjislacionit. Përparimi i qëndrueshëm në zbatimin e ligjeve dhe politikave, ndërthurur me ndryshimet e dukshme që priten në gjyqësor, si edhe një njohje më e mirë nga palët e interesuara e pasojave gërryese të korrupsionit te të drejtat e njeriut, do të forconin besimin e qytetarëve tek institucionet. Gjithsesi, më shumë duhet bërë duke filluar nga secili prej nesh, duke ngritur zërin, duke kundërshtuar, duke denoncuar.
Të gjithë duhet të angazhohemi në luftën kundër korrupsionit dhe në dhënien fund të shkeljes së të drejtave të njeriut. Korrupsioni minon parimin thelbësor të deklaratës universale: dinjitetin njerëzor! Dita e të Drejtave të Njeriut dhe ajo e Antikorrupsionit e kanë vendin bashkë, kanë të njëjtin kuptim, kanë një mesazh të fortë për të gjithë ne: të luftojmë për të Drejtat e Njeriut, të luftojmë korrupsion
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Egli zgjidh litarin dhe çon gjithë grupin në dënim: Vij nga një Prime i rënduar, Rizarta: Nuk është e drejtë kjo

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Trump deklarohet rreth raportimit të mediave franceze se ai do të vizitojë Rusinë dhe do të takohet me Putinin

Gjesti zgjedh për t'i rikthyer: Redonin, G Banin, Jozin, Amberin, Klajdin, Krisën dhe Gertin, banorët shkojnë në televotim

Asnjë minoritet në Drenas por marrin 201 vota

Olta magjeps me dukjen perfekte gjatë pushimeve në Kubë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë