LAJMI I FUNDIT:

Korrupsion, vjedhje dhe mashtrim, presidenti i PSG-së rrezikon burgun

Korrupsion, vjedhje dhe mashtrim, presidenti i PSG-së rrezikon burgun

Presidenti i Paris Saint Germain, Nasser al-Khelaifi akuzohet për korrupsion, në lidhje me blerjen e të drejtave televizive për botërorët e ardhshëm.

Në qendër të hetimit të ngritur nga autoritetet zvicerane ka përfunduar edhe rrjeti televiziv nga Katari, “beIn Sports”, rrjet në të cilin Al-Khelaifi është president dhe administrator i deleguar.

Nasser al-Khelaifi dhe Neymar

Sipas hetimeve të nisura nga policia zvicerane, padroni i PSG-së ka paguar ryshfet për të kushtëzuar përfundimin e garës, me përfshirjen këtu të ish-sekretarit të përgjithshëm të FIFA-s, Jerome Valcke.


“Më 20 mars 2017, ministri publik i Konfederatës ka nisur një procedim penal ndaj Al-Khelaifit për korrupsion, vjedhje, mashtrim koorporatash dhe falsifikim të dokumenteve”, lexohet në njoftim.

Nasser al-Khelaifi dhe Kylian Mbappe

Për Valcken dyshohet se ka pranuar avantazhe të padrejta në lidhje me dhënien e të drejtave për transmetim në disa vende, të Botërorëve të viteve 2018, 2022, 2026 dhe 2030, ndërsa Al-Khelaifi akuzohet për të drejtat televizive të Botërorëve 2026 dhe 2030.

Në njoftimin e shpallur nga autoritetet zvicerane lexohet se “në bashkëpunim me autoritetet në Francë, Greqi, Itali dhe Spanjë janë kryer njëkohësisht kontrolle në disa banesa. Gjithsesi, askush nuk është vënë në pranga momentalisht. Ndërkohë, për të gjithë të dyshuarit, deri në provimin e fajit, prezumohet pafajësia./360grade.al/

Në trend Sport

Më shumë
Karton i kuq për Jude Bellingham, lë Realin me 10 lojtarë për pjesën më të madhe të ndeshjes

Karton i kuq për Jude Bellingham, lë Realin me 10 lojtarë për pjesën më të madhe të ndeshjes

La Liga
Omar Marmoush 'shokon' Ligën Premier me het-trikun e tij të shpejtë te Man City

Omar Marmoush 'shokon' Ligën Premier me het-trikun e tij të shpejtë te Man City

Premier League
Barcelona mund ta transferojë yllin e Ligës Premier vetëm nëse largohet Lewandowski

Barcelona mund ta transferojë yllin e Ligës Premier vetëm nëse largohet Lewandowski

La Liga
“Ata kishin një problem të madh”, Ronaldo Nazario godet ish-klubin e tij Barcelonën

“Ata kishin një problem të madh”, Ronaldo Nazario godet ish-klubin e tij Barcelonën

La Liga
Erdhi me shumë bujë tek Barcelona – Roque bën hap mbrapa në karrierë

Erdhi me shumë bujë tek Barcelona – Roque bën hap mbrapa në karrierë

La Liga
Man United po bën 'çmendurinë' - gati oferta prej 150 milionë eurosh për yllin e La Ligas

Man United po bën 'çmendurinë' - gati oferta prej 150 milionë eurosh për yllin e La Ligas

Premier League
Kalo në kategori