Kori i Filharmonisë së Kosovës ka dhënë koncertin e tij të fundit për vitin 2024.

Nën drejtimin e Baki Jasharit u interpretuar vepra nga kompozitorë nga Kosova dhe Shqipëria, si Lorenc Antoni, Rafet Rudi, Mendi Mengjiqi, Baki Jashari, Vasil S. Tole dhe Hajrullah Syla.


Në njoftimin e bërë për media thuhet se përpara publikut u interpretuan edhe vepra nga kompozitorë ndërkombëtarë, si Eric Whitacre, Ambrož Čopi, Vytautas Miškinis, Laura Jēkabsone dhe Jake Runestad.

Ky koncert qe prelud i performancës së Korit përpara publikut slloven më 15 dhjetor 2024, në Sallën "Marjan Kozina" të Filharmonisë së Sllovenisë./Telegrafi/

465072964 1140594848070774 4959349670885491979 n

469482521 1140590921404500 1525618932087597431 n

470140866 1140590988071160 5326800465110981778 n

469568411 1140591814737744 2532709043476747145 n