LAJMI I FUNDIT:
Prizreni 9° rain

Kori “Agimi” feston 80-vjetorin e themelimit me koncert para publikut në Prizren

Kori “Agimi” feston 80-vjetorin e themelimit me koncert para publikut në Prizren

Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 80-vjetorit të Shoqërisë Kulturore Artistike “Agimi”, kori i kësaj shoqërie bashkë me orkestër dhe solistë kanë realizuar koncertin festiv në oborrin e kompleksit të “Lidhjes së Prizrenit”.

Në hapje të koncertit është theksuar se ky aktivitet krahas muzikës feston edhe lidhjen e veçantë që krijohet kur këngëtarët bashkojnë zërat e tyre në harmoni.

“Kori ynë është më shumë se një grup këngëtarësh, është një familje që ndan një pasion të përbashkët për muzikën dhe artin në përgjithësi. Çdo notë që këndojmë, çdo akord që formojmë, është rezultat i përkushtimit dhe punës së palodhur. Këndimi koral na mëson shumë gjëra: disiplinën, bashkëpunimin dhe rëndësinë e dëgjimit të njëri-tjetrit”, ka thënë anëtarja e korit, Sena Tyfekçi.


Krahas saj, bashkë me korin në këtë koncert me gjithsejtë dhjetë këngë janë paraqitur edhe solistët Eranda Bytyqi, Ilir Baxhaku, Erleta Elezkurtaj e Blerim Bobaj, sikurse edhe Besmir Shishko e Xhemil Gjini, raporton Telegrafi.

Para publikut të pranishëm është prezantuar edhe historiku 80 vjeçar i Korit të ShKA “Agimi”, ku është theksuar se këndimi koral ka filluar në nëntor të vitit 1944 dhe se është meritë e Lorenc Antonit që ky kor ka arritur nivel të lakmueshëm artistik. Në të njëjtën kohë është bërë e ditur se ky është edhe fillimi më i organizuar i jetës kulturore-artistike të shqiptarëve të Prizrenit.

Ky kor përgjatë historikut të tij është udhëhequr nga emra të shquar të muzikës, si: Nuri Sherifi, Anton Lumezi, Lorenc Antoni, Rexho Mulliqi, Veronika Mjeda, Engjëll Berisha, Mark Kaqinari, Xheladin Kastrati, Dashnor Xërxa, Fikrim Emra, Rahmi Ymer, Besim Berisha dhe së fundmi nga Veton Perolli.

Koncerti premierë sipas udhëheqësit të korit, Veton Perolli është shoqëruar me shumë emocione. “Në program i paraqitëm dhjetë këngë të vjetra qytetare që për një kohë të gjatë janë kënduar në ShKA ‘Agimi’. Kësaj radhe këngët janë përgatitur në një formë më ndryshe respektivisht vijat melodike janë kënduar nga ana e korit, të shoqëruara me gjashtë instrumentistë dhe me këngëtarë. Pra patëm tri ‘specialitete’ në një vend”, ka thënë Perolli për Telegrafin.

Sipas tij, 80 vjetori i ShKA ‘Agimit” do të shënohet me aktivitete të ndryshme që do të jenë të shtrira përgjatë tërë vitit.

ShKA “Agimi” është themeluar në Prizren në nëntor të vitit 1944.

Në trend

Më shumë
Gjesti pështyn Eglin në fytyrë, pamjet bëjnë xhiron në rrjetet sociale

Gjesti pështyn Eglin në fytyrë, pamjet bëjnë xhiron në rrjetet sociale

Magazina
Trump përmend Richard Grenellin si ambasador të mundshëm të SHBA-së në OKB

Trump përmend Richard Grenellin si ambasador të mundshëm të SHBA-së në OKB

Amerika
Dodik shfaqet nga Moska

Dodik shfaqet nga Moska

Bosnja
Shpërthimi në Zyrën Postare në Zveçan, Posta e Kosovës: Nuk zmbrapsemi nga ofrimi i shërbimeve, autoritetet kompetente të hetojnë rastin

Shpërthimi në Zyrën Postare në Zveçan, Posta e Kosovës: Nuk zmbrapsemi nga ofrimi i shërbimeve, autoritetet kompetente të hetojnë rastin

Lajme
Putin urdhëron lëvizjen më të madhe të rekrutimit që nga fillimi i luftës në Ukrainë

Putin urdhëron lëvizjen më të madhe të rekrutimit që nga fillimi i luftës në Ukrainë

Botë
Ramadani: Shpërthimet në Zveçan dhe ikja e Dodik në Rusi, indikacione për rritje të tensioneve

Ramadani: Shpërthimet në Zveçan dhe ikja e Dodik në Rusi, indikacione për rritje të tensioneve

Lajme
Kalo në kategori