Televizioni korean KRT lajmëroi xhirimin në të cilin Kim Jong-un shihet tek mbikëqyr provat e artilerisë. Koreja e Veriut njofton se lideri i ri urdhëroi këtë për të shqyrtuar mundësitë e armëve të tyre artilerike, në luftën eventuale me Shtetet e Bashkuara.

Koreja e Veriut ka paralajmëruar së fundmi amerikanët se janë brenda rrezeve të raketave të tyre.


Reuters raportoi se është interesante se si xhirimet janë publikuar pikërisht në ditën e inaugurimit të Park Geun-hye, si presidente e re e Koresë së Jugut. /Telegrafi/