LAJMI I FUNDIT:

Koreja e Veriut mbyll disa ambasada në mbarë botën

Koreja e Veriut mbyll disa ambasada në mbarë botën

Koreja e Veriut është gati të mbyllë një numër të konsiderueshëm ambasadash, duke përfshirë në Spanjë, Hong Kong dhe shumë vende në Afrikë, sipas raporteve të mediave, në një lëvizje që mund të mbyllë gati 25 për qind të misioneve të Phenianit në mbarë botën.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, të hënën, media shtetërore e Koresë së Veriut KCNA tha se ambasadorët e vendit bënë vizita “lamtumirëse” te liderët e Angolës dhe Ugandës javën e kaluar dhe mediat lokale në të dy vendet afrikane raportuan mbylljen e ambasadave të Veriut atje.

Mbyllja e ambasadave hapi rrugën për atë që mund të ishte “një nga lëkundjet më të mëdha të politikës së jashtme të vendit në dekada”, me implikime për angazhimin diplomatik, punën humanitare në vendin e izoluar, si dhe aftësinë për të gjeneruar të ardhura të paligjshme, shkroi Chad O’ Carroll, themelues i faqes së internetit të fokusuar në Korenë e Veriut NK Pro.


Më shumë se një duzinë misione mund të mbyllen, me gjasë për shkak të sanksioneve ndërkombëtare, një tendencë të shkëputjes së Phenianit globalisht dhe dobësimit të mundshëm të ekonomisë së Koresë së Veriut, tha ai në një raport të mërkurën.

Ministria e bashkimit e Seulit, e cila merret me çështjet ndër-koreane, tha se tërheqja pasqyronte ndikimin e sanksioneve ndërkombëtare që synojnë frenimin e financimit për programet bërthamore dhe raketore të Veriut.

Koreja e Veriut ka marrëdhënie zyrtare me 159 vende, por kishte 53 misione diplomatike jashtë shtetit, duke përfshirë tre konsullata dhe tre zyra përfaqësuese, derisa u tërhoq nga Angola dhe Uganda, sipas ministrisë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Gabon rëndë Departamenti i Musk, vendos bazën sekrete të CIA-s në listën e ndërtesave për shitje

Gabon rëndë Departamenti i Musk, vendos bazën sekrete të CIA-s në listën e ndërtesave për shitje

Amerika
Udhëheqësi i ri bën thirrje për paqe – pamje të dhunës më të keqe që nga rënia e Assadit në Siri

Udhëheqësi i ri bën thirrje për paqe – pamje të dhunës më të keqe që nga rënia e Assadit në Siri

Botë
Musk: Linja e frontit të Ukrainës bie nëse e çaktivizoj Starlink

Musk: Linja e frontit të Ukrainës bie nëse e çaktivizoj Starlink

Evropa
Merz i Gjermanisë:

Merz i Gjermanisë: "Mburoja" bërthamore evropiane duhet të bëhet më e fortë

Evropa
Sa paguhet truproja i Zelenskyt? Cilat janë tre sakrificat që ai bëri për të qëndruar krah liderit ukrainas? Videoja virale i shpjegon të gjitha

Sa paguhet truproja i Zelenskyt? Cilat janë tre sakrificat që ai bëri për të qëndruar krah liderit ukrainas? Videoja virale i shpjegon të gjitha

Botë
Migracioni, financat, çështjet e punës dhe ato sociale – për çfarë kanë rënë dakord CDU/CSU dhe SPD në Gjermani?

Migracioni, financat, çështjet e punës dhe ato sociale – për çfarë kanë rënë dakord CDU/CSU dhe SPD në Gjermani?

Evropa
Kalo në kategori