Site icon Telegrafi

Koreja e Veriut kontrabandoi me vështirësi dy Mercedes të blinduar që kushtojnë 2.5 milionë euro

Vështirë të zbulohet se i kontrabandoi Korea e Veriut, veturat që kushtojnë rreth 2.5 milionë euro, derisa është e ndaluar të dërgohen mallra në këtë shtet të izoluar

Deri më tani, nuk ka qenë sekret se lideri Kim Jong-Un ka shumë shije për vetura të shtrenjta dhe luksoze, deri mbetet e panjohur se si i kontrabandon ato në shtetin që e drejton, transmeton Telegrafi.

Shkaku i armëve bërthamore, Koreja e Veriut dhe në veçanti familjes Kim, i janë vënë shumë ndalesa dhe embargo, duke ia ndaluar blerjen dhe transportimin. Megjithatë, lideri korean, ia ka dalë të kalojë pengesat dhe të merr vetuarat e dëshiruara si Mercedes Maybach Pullman Guards apo Rolls-Royce.

New York Times në bashkëpunim me The Times dhe C4DS që është një grup hetues, kanë shikuar të dhënat e transportit të anijeve, listat e korporatave, imazhet satelitore dhe arritën të dalin në përfundim, se si kanë arritur në Korenë Veriore, tri dërgesat e fundit që janë shumë të mëdha.

Fillimisht, është mësuar se përdoret një rrjet njerëzish individualë, si dhe grupe tjera, që punojnë për t’i kryer dërgesat. Tansporti i dy Mercedesëve të blinduar, që së bashku kushtojnë rreth 2.5 milionë euro, ka qenë shumë i vështirë dhe kompleks të të njëjtën kohë.

Veturat janë ngarkuar në një kontejner në Rotterdam të Holandës dhe janë dërguar në Dalian të Kinës, pastaj në Osaka të Japonisë, derisa u dërguan në Busan të Koresë së Jugut, më vonë arritën në brigjet e Nakhodka të Rusisë dhe pas disa muajsh arritën në Penian të Koresë së Verit dhe iu dorëzuan blerësit.

Gjatë kësaj kohe të gjatë, veturat kanë qëndruar për 18 ditë në mes të detit, teksa anija nuk lëshonte asnjë sinjal se ku ndodhej. Kur është e pamundur të mbahet Kim larg armëve nukleare, do ishte e pamundur që t’i ndalohet blerja e veturave luksoze, qoftë edhe në mënyrë ilegale.

Sipas kësaj forme, Koreja e Veriut besohet se i blenë edhe mjetet për të ndërtuar armë nuklearë, të cilat i mbanë sekret, teksa shumë se janë shumë të fuqishme dhe të mira. /Telegrafi/

Exit mobile version