Një kopsht zoologjik në Danimarkë ka vendosur të bëjë thirrje publike për një “donacion ndryshe”.

Ai po kërkon kafshë shtëpiake “të padëshiruara, por të shëndetshme” – si pula, lepuj, madje edhe kuaj - për grabitqarët që strehohen aty.


Në vend të lodrave për kafshët, tani ata po kërkojnë “ushqim të freskët dhe me gëzof”.

Sipas kopshtit zoologjik Aalborg, kjo është mënyra më “natyrale” për t’i bërë qejfin një tigri që ka menduar gjithë ditën “për një vakt të shijshëm”.

Kështu, për ata pronarë që vendosin të bëjnë një gjë të tillë, kafshët e tyre mund të përfundojnë në barkun e ndonjë luani të uritur. /Telegrafi/