Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Republikës së Kosovës, Rexhep Hoti, dhuroi sot 269 sete librash nga autorë të ndryshëm. Librat iu dhuruan si shpërblim nxënësve fitues të garës Nacionale në Kreativitet Kulturor dhe Mendim Kritik dhe garës Nacionale të Diturisë në Komunën e Fushë Kosovës si dhe të Kamenicës.
Me këtë rast, Koordinatori Hoti uroi edhe fillimin e gjysëmvjetorit të dytë duke thënë se po nis këtë gjysëmvjetor duke shpërblyer nxënësit për suksesin e arritur. Në Kamenicë, ai theksoi rëndësinë e shkollimit ndërkohë që shprehu përkrahje për reformat në arsim, e në Fushë Kosovë foli për masivitetin e garave dhe rëndësinë e tyre, transmeton Telegrafi.
“Jam i lumtur që sot po ju dhuroj atë që keni fituar me dijen tuaj nga garat që keni zhvilluar. Angazhimi i fuqishëm i komunave, drejtorëve, mësimdhënësve, prindërve, DKA-ve dhe nxënësve ka treguar se kur punojmë për qëllime të përbashkëta, mund t’i realizojmë në mënyrën më të mirë të mundshme. Falë kësaj pune sot 44,723 nxënës mbajnë titullin e fituesit dhe që të gjithë janë shpërblyer. Në Komunën e Kamenicës janë bërë reforma në arsim dhe ne si qeveri ju garantojmë se asnjë nxënës nuk do të mbetet pa shkollim sepse kjo është e drejtë kushtetuese ”, tha koordinatori Hoti.
Edhe Kryetari i Kamenicës, Qëndron Kastrati foli për rëndësinë e shkollimit dhe të shpërblimeve që u ndanë për nxënës.
“E falënderoj Koordinatorin për gjithë punën që ka bërë e sidomos për këto shpërblime. Nuk ka gjë më të çmueshme sesa dija e dhuratë më të mirë se libri. Sukseset do të jenë çdo herë me ju nëse ndiqni rrugën e shkollimit dhe të dijes”, tha Kastrati.
Nxënësit fitues u ndanë të kënaqur me shpërblimet ndërsa treguan edhe për përgatitjet që kanë bërë për garat. Komuna e Kamenicës ka pasur 968 nxënës fitues në të gjitha nivelet e garës nacionale në Kreativitet Kulturor e Mendim Kritik si dhe në Dituri. Ndërkaq, 530 fitues në të gjitha nivelet e garës ka pasur komuna e Fushë Kosovës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit – shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Dosja – E dashura e Safet Bajrit arrestohet në lidhje me vrasjen e Fatbardh Licit

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Vaktia e Ramazanit 2025

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës