LAJMI I FUNDIT:

Koordinatori Hoti takohet me Ministrin e FSK-së

Koordinatori Hoti takohet me Ministrin e FSK-së

Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Kosovës, Rexhep Hoti, sot u prit në takim nga Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Rrustem Berisha.

Sipas një njoftimi, Hoti, i shoqëruar nga zëvendësministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë Azem Guri, si dhe zëvendësministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Leonora Morina-Bunjaku, prezantoi para Berishës Programin Nacional për Rininë si dhe biseduan për mundësitë e bashkëpunimit gjatë implementimit të tij nëpër shkolla.

“Programi Nacional për Rininë është hartuar për secilin nxënës të secilës shkollës, duke filluar nga niveli fillor, i mesëm i ulët dhe niveli i mesëm i lartë. Është i veçantë sepse nuk e përjashton askënd nga gara dhe mundësia për t’u dalluar dhe për të dalë më i miri”, u shpreh Koordinatori Hoti.


E Ministri Berisha e mirëpriti zbatimin e programit nëpër shkolla duke thënë se janë në mbështetje të projekteve në të mirë të të rinjve.

“Unë ju falënderoj që ministrinë tonë e keni vlerësuar si partner të rëndësishëm për bashkëpunim. Ne do të ju mbështesim me të gjitha mundësitë aty ku ju keni nevojë për të ndihmuar në zbatimin e këtij misioni shumë të qëlluar sepse arma më e fortë e një shteti është arsimi”, tha Berisha.

Zëvendësministrja Morina-Bunjaku dhe Zëvendësministri Guri theksuan se ministritë që ata përfaqësojnë e mbështesin Koordinatorin Hoti për implementimin e Programit Nacional për Rininë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
MKRS: Komuna s’mori leje për punimet në zonën ku ka asete kulturore

MKRS: Komuna s’mori leje për punimet në zonën ku ka asete kulturore

Lajme
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Drejtësi
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Politikë
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Kalo në kategori